Më shumë se 20 mijë tonë barna pa afat, të cilat janë jashtë përdorimit, qëndrojnë nëpër depo të ndryshme në Kosovë. Kjo përllogaritje është bërë në bazë të një punimi ndërkombëtar në vitin 2018. Prej atëherë nuk është asgjësuar asnjë ilaç, kështu që tani besohet se sasia është edhe më e madhe.
Një sasi kaq e madhe e barnave pa afat nëpër depo, rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve.
Kryeinspektori i Inspektoratit Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, Shaban Osmanaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosasgjësimi i barnave pa afat lidhet me paqartësitë që kanë të bëjnë me çështjet ligjore për asgjësim.
Ai thotë se bëhet fjalë për barna të cilat lirojnë gazra dhe rrezikojnë ambientin, barna shpuese që rrezikojnë punëtorët që merren me to si dhe barna të cilat hidhen në vende joadekuate e që rrezikohet uji.
“Sigurisht se mosasgjësimi i barnave është shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Prej pas luftës, ka barna që nuk janë asgjësuar dhe rrinë nëpër depo. Një aksion është ndërmarrë në vitin 2008, prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe asgjësimi ka qenë i paqartë dhe është ndërprerë. Asgjësimi i barnave nuk është i kundërligjshëm, por nuk është i qartë, pasi rregullohet me tre ligje. Ligji për shëndetësi, ai për produkte dhe pajisje medicinale dhe Ligji për mbeturina. Shikuar nga ky këndvështrim është kërkuar të bëhet ndryshimi i ligjit aktual dhe është krijuar grupi për koncept-dokumentin për mbeturina, i cili është në fazën përfundimtare. Pa u rregulluar çështja ligjore, këto barna nuk mund të asgjësohen”, thotë Osmanaj.
Vetëm në depot e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, llogaritet se ka deri në 8 tonë barna pa afat, por gjithashtu barna ka edhe në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë e edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Së fundmi edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është evidentuar një sasi e konsiderueshme barnave me afat të skaduar, të cilat, sipas Shpend Fazliut, zëdhënës i këtij institucioni, tashmë janë izoluar, dhe siç thotë ai, nuk paraqesin rrezik për jetën e njeriut.
Megjithatë, ai thotë se po presin që të asgjësohen këto barna, pasi që ato nuk janë të vetmet pa afat që qëndrojnë në këtë depo.
“Në barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është evidentuar një sasi e barnave pa afat dhe ato janë izoluar. Që të gjitha janë regjistruar nga komisionet e veçanta, në kuadër të Barnatores Qendrore dhe për të gjitha i është raportuar Inspektoratit Farmaceutik që vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Në momentin që Ministria e Shëndetësisë kontrakton një kompani, do të fillojë asgjësimi i barnave. Këto barna janë të izoluara dhe nuk rrezikojnë shëndetin e qytetarëve apo pacientit. Është një sasi e barnave të grumbulluara edhe më herët. Të gjitha janë të raportuara”, tha Fazliu.
Sidoqoftë, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, patën thënë se çështja e asgjësimit të barnave është rregulluar me një akt nënligjor, përkatësisht me një udhëzim administrativ, i cili në hollësi i përcakton kushtet me të cilat bëhet asgjësimi i barnave në Kosovë.
“Kjo gjë mund të bëhet në institucionet e licencuara për këtë çështje dhe në bazë të kontratave të veçanta të institucioneve shëndetësore, lidhen edhe kontrata të veçanta. Udhëzimi administrativ e parasheh edhe shkatërrimin e barnave në Sharrcem, Ferronikel apo në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku krijohen temperatura të larta, të cilat e mundësojnë shkatërrimin pa pasoja për mjedisin. Por, të gjitha këto duhet rregulluar me kontrata të veçanta”, patën thënë zyrtarë në këtë ministri.
Megjithëkëtë, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë kontratë me ndonjë kompani, për asgjësimin e barnave, ndonëse thuhet se janë grumbulluar mbi 20 mijë tonë barna pa afat. /REL/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mijëra punëtorë protestuan sot në Shkup
“Kur vjen një mysafir i pa ftuar, mendoj mos u kthy”, familjarët zhgënjehen me mos-zbatimin e deklaratës për të pagjeturit
PS propozon amendament për ndalimin e tradhtarëve ndaj atdheut në zgjedhje, iniciativë e nisur nga rast i Fredi Belerit
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës