Rruga Deçan – Plavë pritet të përfundojë gjatë vitit 2020. Kështu tha për Radio Kosovën zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.
Ndërkaq, sa i përket kontestit me Manastirin e Deçanit, Kadriu tha se pas takimeve mes përfaqësuesve të kishës ortodokse dhe Komunës së Deçanit, problemet pritet të tejkalohen.
”Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar në rrugën Deçan – Plavë. Sa i përket kontestit që kemi, janë duke u zhvilluar bisedimet ndërmjet Kishës Ortodokse e Komunës së Deçanit. Ne po punojmë, do ta vazhdojmë rrugën deri në kufirin me Malin e Zi”, ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu
Ndërkaq, i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur optimist se do të tejkalohen edhe problemet me Manastirin atje, për një segment prej 5 kilometrash, gjë që do të mundësojë ndërtimin e rrugës edhe në Zonën e Veçantë të Manastirit.
”Kemi një problem ende të patejkalueshëm me Manastirin. Bëhet fjalë për një segment prej pesë kilometrash që ata nuk na kanë dhënën pëlqimin që ta shtrojmë atë pjesë. Ne jemi duke insistuar të marrim pëlqimin e tyre dhe po besoj që koha do ta zgjidhë edhe këtë problematikë”, ka thënë Ramosaj.
Ramosaj vë në theks se kjo rrugë është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të Deçanit, madje edhe për gjithë Kosovë e rajonin.
”Është rrugë që i kontribuon zhvillimit më të madh të komunës.. 70 për qind e ekonomisë sonë familjare varet nga kjo rrugë”, është shprehur Ramosaj.
Segmenti i parë i rrugës Deçan – Plavë, me gjatësi prej 14 kilometra e 200 metra, ka përfunduar, ndërsa do të vazhdohet segmenti i dytë, që është përafërsisht 13 kilometra.
Kujtojmë se punimet për asfaltimin e kësaj rruge kishin filluar në vitin 2014 nga ish- kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj. Në një pjesë të rrugës punimet rifilluan në fund të muajit prill të vitit 2018, pasi Ministria e Infrastrukturës ndau 12 milionë euro për rifillimin e punimeve. Ky projekt-infrastrukturor do të jetë i gjatë 28 kilometra dhe qeverisë do t’i kushtojë 50 milionë euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?