Jaguar integron një sistem nxehtësie në timon, për t’i dhënë njoftime shoferit (Video)
Sistem i ri mundëson shmangjen e hutimit, të shoferit të makinës
Timoni me mundësi të ngrohet nuk është asgjë e re në makinat e reja, mirëpo Jaguar Land Rover do të ngritë këtë në një nivel më të lartë, duke krijuar timonin e ndjeshëm, transmeton Telegrafi.
Në makinat e reja, timonët jo vetëm që do ua mbajnë duart nxehtë shoferëve, por iu ndihmojnë të jenë sa më të vëmendshëm.
E zhvilluar në bashkëpunim me ekspertët e Glasgow University, nëpërmjet integerimit të sistemit të nxehtësisë, timoni do të ngrohet apo ftohet varësisht se kur duhet të kthehet, të tejkalojë, apo kur afrohet rreth rrotullimeve, gjë që do të ishte shumë e dobishme në një ditë me mot të keq, kur dukshëmria është e dobët, apo në terrene të vështira.
Kjo pritet të parandalojë aksidentet, meqë shoferët do mbanin sytë në rrugë, pa pasur nevojë të shikojnë navigacionin. Sipas hulumtimeve të Jaguar Land Rover, dhjetë për qind e aksidenteve në Shtetet e Bashkuara, janë shkaktuar vetëm duke shikuar navigacionin për udhëzime.
Me këtë sistem, besohet se shoferi do jetë i informuar sa duhet dhe në kohë të përshtatshme. Nxehtësia do të veprojë në të dy anët e timonit, teksa ngrohja prej gjashtë gradë Celsius do të jetë aq e shpejtë, sa që do të njoftojë menjëherë se nga duhet kthyer.
Ky sistem i Jaguar Land Rover, po konsiderohet më i mirë se njoftimet me vibrim, që mund të shkaktojnë më shumë shqetësime, apo njoftimet me tingull që ndërprejnë bisedat ose ndalojë muzikën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRenault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Kështu mund të duket një BMW X8
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit