Trupi i njeriut ka një mekanizëm të brendshëm që e mbron veten
Ky mekanizëm njihet si sistemi i imunitetit. Sistemi i imunitetit është një rrjet i ndërlikuar i qelizave, indeve dhe organeve që punojnë së bashku për ta mbrojtur trupin nga “pushtuesit e huaj” apo nga mikrobet.
Qelizat e bardha të gjakut, që njihen si leukocite, e përbëjnë një grup shumë të rëndësishëm të qelizave që e bëjnë sistemin e imunitetit.
Ato janë në dy lloje bazike dhe punojnë së bashku për t’i kërkuar dhe shkatërruar mikrobet që shkaktojnë sëmundje.
Mikrobet mund të jenë baktere, parazite, etj. që mund të shkaktojnë infeksione.
Veç kësaj, viruset gjithashtu e sulmojnë trupin e njeriut. Në shumicën e rasteve trupi e mbron veten me efikasitet pa e ditur personi se është sulmuar.
Por, kur sistemi i imunitetit dështon ta kryejë rolin mbrojtës, një mikrob e pushton trupin dhe e shkakton ndonjë sëmundje, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet, komponentët duhet ta mirëmbajnë balancimin dhe harmoninë.
Është zbuluar se një numër i madh i faktorëve janë të rëndësishme që kjo të ndodh. Mes tyre janë ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm.
Në përgjithësi, mënyrë e mirë për ta forcuar sistemin e imunitetit është duke adoptuar një stil të shëndetshëm të jetesës që ndihmon në forcimin dhe mbështetjen e rolit vital që ka sistemi për ta mbrojtur trupin.
Në esencë, njeriu duhet të bëjë modifikime në stil të jetesës dhe t’i shmangë shprehitë e caktuara që janë të dëmshme për shëndetin e trupit.
Adoptimi i një stili të shëndetshëm të jetesës
Linja e parë e mbrojtjes është ta zgjedhni një stil të shëndetshëm të jetesës. Ushqimi i shëndetshëm është hapi më i mirë për ta mbajtur sistemin e imunitetit të fortë.
Çdo pjesë e trupit, përfshirë sistemin e imunitetit, funksionon më mirë kur mbrohet nga sulmuesit ambientalë dhe forcohet nga strategjitë e stilit të shëndetshëm të jetesës, siç janë këto:
* Mospirja e duhanit
* Konsumimi i dietave që përmbajnë shumë pemë, perime, drithëra dhe ushqime që kanë sasi të vogla të acideve të ngopura yndyrore. P.sh., ju duhet ta shmangni gjalpin, që përbëhet nga yndyra e kafshëve dhe margarinën që prodhohet nga vaji i hidrogjenizuar
* Bëni ushtrime fizike rregullisht
* Mbani peshë normale
* Shmangni alkoolin
* Bëni gjumë mjaftueshëm
Roli i dietës
Sistemi i imunitetit kryesisht mbështetet në ushqim të shëndetshëm.
Shkencëtarët për një kohë kanë dëshmuar se kequshqyerja i bën njerëzit më të rrezikuar nga sëmundjet infektuese.
Ushqimi i shëndetshëm e furnizon trupin me mikronutrientë si vitaminat dhe mineralet të cilat janë shumë të rëndësishme që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet.
Hulumtimet mjekësore e kanë dëshmuar se mungesa e mikronutrientëve vërtet ndikon në sistem të imunitetit.
Rrjedhimisht, ju duhet të hani më shumë perime dhe drithëra, por edhe t’i merrni dozat ditore të rekomanduara të multivitaminave.
Ushtrimet fizike: Të mahnitshme për forcim të sistemit të imunitetit
Ushtrimet e rregullta fizike janë të mahnitshme për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, për uljen e shtypjes së gjakut, ndihmojnë në kontrollimin e peshës dhe na mbrojnë nga sëmundje të ndryshme.
Njësoj si dieta e shëndetshme, ushtrimet fizike mund të kontribuojnë në një shëndet të mirë të përgjithshëm dhe në një sistem të fortë të imunitetit.
Madje, mund të kontribuojë edhe më drejtpërdrejt duke promovuar qarkullim të mirë të gjakut, gjë e cila u mundëson qelizave dhe substancave të sistemit të imunitetit të lëvizin përgjatë trupit lirshëm dhe ta kryejnë me efikasitet punën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij