Është inauguruar Laboratori i parë për Hulumtim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K) në Kampusin e Gërmisë, i pari laborator i këtij lloji në Kosovë.
Ky Laborator për Hulumtim dhe Zhvillim u mbështet nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, si pjesë e projektit KosLift, që synon të përkrahë studentët e RIT Kosovë (A.U.K.) dhe Universitetit të Prishtinës, profesorët, bizneset vendore si dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Ambasadori i Norvegjisë, Sjaastad, si dhe përkrahësi i vazhdueshëm i projekteve të ngjashme që ndihmojnë drejt rritjes ekonomike të vendit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Lluka, ka theksuar rëndësinë e sektorit të TIK-ut për zhvillim në Kosovë.
Laboratori ofron një hapësirë të mrekullueshme për studentë, e cila ju mundëson atyre të punojnë në prototipe dhe të eksperimentojnë në bazë të trajnimeve dhe mësimeve të marra gjatë trajnimeve. Laboratori ofron disa printerë 3D, versionet e fundit të pajisjeve IOS dhe telefona e tabletë android, kompjuterë dhe IMac, kamera, drona, si dhe pajisje dhe koleksione te tjera, që do të ju mundësojnë studentëve të hulumtojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre si asnjëherë më parë.
Në përgjithësi, ky laborator do të mbështesë të mësuarit eksperimental të programeve të RIT Kosovë (A.U.K) duke frymëzuar të menduarit dhe sipërmarrjen inovative për të zgjidhur problemet dhe çështjet bashkëkohore. Për më shumë, Laboratori për Hulumtim dhe Zhvillim synon të inkurajojë studentët që të fillojnë sipërmarrjet e tyre duke ofruar një mjedis bashkë-kreativ dhe mbështetës për ekipet që t’i shtyjnë idetë e tyre në nivelin e ardhshëm. Kjo do të përmirësohet më tej në vitet në vijim duke ofruar programe inkubimi dhe mentorimi në vitet që vijnë sipas planit strategjik të RIT Kosovë (A.U.K) 2018-2022.
Sa i përket projektit KosLift, në raundin e parë të aplikimeve, janë regjistruar përafërsisht 300 studentë në njëmbëdhjetë kurse online, duke filluar nga marsi i këtij viti, si dhe është mbajtur Sfida e Parë e Dizajnit gjatë vikendit me 4 dhe 5 maj 2019. Trajnimet e planifikuara në projekt brenda laboratorit pritet të fillojnë në tetor të këtij viti, me qëllim që kjo hapësirë t’u ofrohet studentëve më të mirë që të zhvillojnë tutje njohuritë e marra nga kurset online. Ndërsa, Sfidat e Dizajnit kanë si qëllim që tu a mundësojnë studentëve të zgjidhin probleme të përditshme të bizneseve vendore nga fusha e ICT-së, energjetikës dhe prodhimtarisë. Projekti KosLift synon të trajnojë rreth 1,000 studentë gjatë një periudhe 3 vjeçare.
RIT Kosovë (A.U.K) ka si qëllim që të zgjerojë numrin e pajisjeve dhe veglave të laboratorit dhe të bëjë Laboratorin për Hulumtim dhe Zhvillim hapësirë edhe me më perspektivë për të rinjtë e Kosovës. Prandaj, janë të mirëseardhur të gjithë bashkëpunëtorët dhe donatorët e tjerë që dëshirojnë të kontribuojnë me pajisje dhe vegla apo fonde shtesë, që do ta avanconin laboratorin edhe më tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City