Studimet thonë se shkrimtarët kanë dy herë më shumë gjasa për të kryer vetëvrasje se sa njerëzit e tjerë. Më poshtë janë 16 prej tyre që i dhanë fund jetës së tyre.
Gerard De Neval (1808-1855)
Nerval ishte i njohur si një poet romantik, që vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij u nda nga ai, Nerval e vari vetën në një shtyllë në rrugë.
John Berryman (1914-1972)
Poeti amerikan ishte vetëm 11 vjeç kur babai i tij kreu vetëvrasje, dhe kjo tragjedi pati ndikim në letërsinë, por edhe jetën e tij personale. Gjatë jetës së tij si i rritur, Berryman pati probleme me alkoolin, për çka edhe u shtrua në spital disa herë. Më 7 janar të vitit 1972, kërceu nga Ura e Uashingtonit në Mineapolis.
Jack London (1876-1916)
Shkrimtari i parë ‘miliarder’ në botë vuante nga çrregullimi bipolar dhe dyshohet se kjo e shtyu drejt vetëvrasjes. Megjithëse, ende ka dyshime lidhur me vetëvrasjen e tij, temat lidhur me vetëvrasjen që ka trajtuar në vepra, kanë bërë që njerëzit të mendojnë se mund ta ketë vrarë veten me qëllim.
Stefan Zweig (1881-1942)
Zweig ndodhej në mërgim dhe ishte në depresion të madh për situatën e atëhershme në Evropë. Bëri vetëvrasje me gruan e tij, në Rio De Zhaniero, më 22 shkurt të vitit 1942. Ndër të tjerash, në letrën e tij të vetëvrasjes thuhej: “Evropa u shkatërrua”.
Virginia Woolf (1882-1941)
Shkrimtarja e famshme angleze vuante nga një depresion i madh pasi përfundoi së shkruari librin e saj të fundit. Në vitin 1941, mbushi xhepat me gurë dhe u hodh në lumin Ouse.
Walter Benjamin (1892-1940)
Gjatë kohës sa shkrimtari hebre qëndronte në mërgim në Paris, gjermanët pushtuan Francën dhe shtëpia e tij u pushtua nga ushtarët nazistë. Ai u arratis në qytetin Portbou, në kufi me Spanjën, por çdo herë frikësohej se do ta kapnin nazistët, andaj thuhet se kreu vetëvrasje nga mbidoza me morfinë.
Sergei Yesenin (1895-1925)
Problemet me alkoolin dhe në lidhjen me gruan e tij, bënë që Yesenin të kalonte ca kohë në spitalin psikiatrik. Megjithatë, kur doli nga spitali, për Krishtlindje, u var në një dhomë hoteli në Moskë. Pranë trupit të tij u gjet një letër që e kishte lënë për mikun e tij Mayakovski.
Vladimir Mayakovski (1893-1930)
Ashtu si miku i tij Yesenin, edhe Mayakovski nuk mund të bënte paqe me jetën. Kreu vetëvrasje në Moskë, në një kohë kur ishte shumë pesimist lidhur me jobesnikërinë e njerëzve ndaj revolucionit.
Ernest Hemingway (1899-1961)
Autori amerikan gjatë gjithë jetës vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkoolizmi. Ai e qëlloi vetën në kokë në verën e vitit 1961.
Anne Sexton (1928-1974)
Sexton po ashtu vuante nga depresioni, thuhet se kishte tendenca vetëvrasëse, që mund të vërehen në librat e saj. Madje, në librin “Vetëvrasja e Anne Sexton”, vdekja e saj përshkruhet me këto fjalë: “Ajo largoi pallton e vjetër të nënës së saj, hoqi të gjitha unazat, mbushi një gotë vodka, e mbylli vetën në garazh, ndezi motorin e veturës së saj, duke kryer vetëvrasje nga helmimi prej monoksidit të karbonit”.
Cesare Pavese (1908-1950)
Poeti, kritiku dhe përkthyesi italian Pavese, mori një mbidozë të tabletave të gjumit dhe i dha fund jetës së tij në një dhomë hoteli në Torino.
Romain Gary (1914-1980)
Romain Gary ishte i vetmi autor që fitoi dy herë çmimin Goncourt, një herë me emrin e vërtetë dhe herën e dytë me pseudonimin Emile Ajar. Dyshohet se i dha fund jetës i ndikuar nga tragjedia e vdekjes së gruas së tij në vitin 1979.
Primo Levi (1919-1987)
Levi kishte thënë se ka humbur besimin në Zot, pasi u kap nga nazistët dhe u dërgua në kampin e Aushvicit. Në moshën 68-vjeçare u hodh nga shkallët e ndërtesës ku banonte.
Yukio Mishima (1925-1970)
Shkrimtari japonez, i cili po ashtu ishte nacionalist, formoi policinë e tij të krahut të djathtë të quajtur “Tatenokai”. Bashkë me këtë grup, shkoi në Tokio ku vizitoi Komandën Lindore të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë, morën peng komandantin dhe paraqitën kërkesat e tyre. Pasi fjalimi i tij nuk i frymëzoi ushtarët, Mishima u kthye në zyrë dhe kreu një lloj vetëvrasje që në Japoni njihet si ‘seppuku’.
Sylvia Plath (1932-1963)
Poetja amerikane vuante nga çrregullime të mëdha bipolare. Ishte në vitin e dytë në kolegj kur tentoi të bënte vetëvrasje për herë të parë, megjithatë u diplomua si grua e suksesshme. Në vitin 1963, la gati qumështin dhe biskotat për fëmijët e saj, mbylli derën duke u siguruar që gazi të mos depërtonte dhe thuhet se kreu vetëvrasje duke e futur kokën në furrë.
David Foster Wallace (1962-2008)
Një nga autorët më të talentuar të letërsisë bashkëkohore amerikane, David Foster Wallace, vuajti nga depresioni për afro 20 vjet. I dha fund jetës në shtator të vitit 2008. /Burimi: Onedio/Përktheu: albeu/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje