LAJMI I FUNDIT:

“Pastrimi” nuk do të heq më mbeturinat në Prishtinë

“Pastrimi” nuk do të heq më mbeturinat në Prishtinë

Kompania e mbeturinave “Pastrimi”, njofton qytetarët se pas ditës së sotme kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës.

“Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatë.


Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi.