LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Kosovës me shumë oferta në afatin kalimtar veror

Futbollistët e Kosovës me shumë oferta në afatin kalimtar veror
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Forma e mirë e shumë futbollistëve të Kosovës do të bëjë që vera e ardhshme të jetë shumë e nxehtë sa i përket transferimeve. Më së paku tetë futbollistë do të ndryshojnë skuadrat dhe shumica prej tyre do të ngrihen në një nivel më të lartë të futbollit.

Duke nisur nga portierët, Samir Ujkani, Arijanet Muriqi dhe Visar Bekaj. Ky i fundit po numëron ditët e fundit të qëndrimit te Prishtina, pasi ka disa oferta nga skuadra të ndryshme në Evropë dhe dëshiron që të largohet nga Kosova – raporton SuperSport.

Situata e Samir Ujkanit te Rizespori nuk është e mirë. Ai ka mbetur vetëm simbolikisht lojtar i skuadrës turke, sepse që nga janari nuk është përfshirë në asnjë ndeshje dhe në afatin e ardhshëm kalimtar do të largohet. Preferencë e tij mund të jetë liga e dytë italiane, Serie B.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Muriqi i Manchester Cityt është zgjedhja e dytë e trajnerit Pep Guardiola, por si 20-vjeçar, portieri i Kosovës dëshiron më tepër hapësirë dhe pritet që të huazohet tek ndonjë skuadër tjetër në Angli për të luajtur më tepër.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Për mbrojtësin Mërgim Vojvoda ky edicion ka qenë më i miri në karrierë, sidomos me Kosovën, ku ka pasur paraqitje të mira që u kanë rënë në sy agjentëve të futbollit. Anëtari i skuadrës belge Mouscron ka pranuar që ka oferta nga skuadra të Bundesligas dhe Ligue 1, dhe qershori pritet ta gjejë atë në një klub të ri.

Formë në ngritje ka pasur edhe mesfushori Benjamin Kololli, që të Kosova është aktivizuar si mbrojtës i majtë. 26-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë pjesë e futbollit zviceran. Vitin e kaluar ishte transferuar te Zurichu dhe padyshim ky ka qenë stinori më produktiv për të, edhe te Kosova ku ishte vendimtar me disa gola të realizuar në Ligën e Kombeve.

Florent Hasani u grumbullua me Kosovën për herë të parë muajin e kaluar. Mesfushori që aktualisht aktivizohet te skuadra hungareze Diosgyar, ka marrë oferta nga disa skuadra dhe në verë pritet të largohet nga Hungaria.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Edhe sulmuesit e Kosovës sivjet kanë qenë në formë të mirë. Sidomos Vedat Muriqi dhe Lirim Kastrati. Agjenti i Muriqit e ka pranuar se përveç ofertave nga Fenerbahce dhe Beshiktash, 25-vjeçari kërkohet edhe në Gjermani e Itali. Sivjet Muriqi ka realizuar 13 gola dhe shtatë asistime në Superligën e Turqisë. Sipas të gjitha gjasave në afatin e ardhshëm kalimtar ai do të largohet nga Rizespori.

Për trajnerin Bernard Challandes gjithë këto lëvizje do të jenë shumë pozitive, sepse ky është tregues që shumica e futbollistëve kosovar po shënojnë ngritje të theksuar.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori