LAJMI I FUNDIT:

Blerim Kuçi ftohet nga Gjykata Speciale

Blerim Kuçi ftohet nga Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 mars 2019.

Kuçi njofton se do t’i përgjigjet kësaj thirrje.


“Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 Mars 2019. Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese. Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhen përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë. Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin publik, është kaq. Kërkoj mirëkuptimin e medias që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori