LAJMI I FUNDIT:

Sanders për president, rekord donacionesh në një ditë të vetme

Sanders për president, rekord donacionesh në një ditë të vetme

Bernie Sanders ka mbledhur 4 milionë dollarë nga 150 mijë donatorë, në të 50 shtetet amerikane, vetëm brenda 12 orëve që pasuan njoftimin për hyrjen në garën e 2020-s për Shtëpinë e Bardhë.

Senatori nga Vermonti bëhet në këtë mënyrë edhe mbledhësi më i madh i fondeve brenda një dite të vetme, veçanërisht mes demokratëve në Kaliforni.


Sanders njoftoi mëngjesin e së martës se do të hynte në garën e vitit 2020. Ekipi i tij drejtues i fushatës njoftoi më pas, në mbrëmje, se vetëm në 12 orët e para, senatori kishte mbledhur mbi 4 milionë dollarë, me mesatarisht 27 dollarë donacione për person.

Videoja me të cilën ai shpall kandidimin është parë rreth 6 milionë herë, ndërsa ai ka marrë 330 mijë premtime për mbështetje. Sanders, një demokrat me stilin e tij unik, me një karrierë 30-vjeçare në Kongres, kandidoi në vitin 2016 përballë Hillary Clintonit për të marrë nominimin demokrat.

Ai kandidon sërish si demokrat dhe beson se këtë radhë do të mund të dominojë mes një varieteti rivalësh, që shkon nga kandidate femra, e deri tek ata nga minoritetet, e më pas të mposhtë edhe Donald Trumpin, që ai e quan presidentin më të rrezikshëm në historinë moderne amerikane.

Por, edhe vetë Trump ka reaguar duke thënë se Bernie Sanders e pati një herë mundësinë e tij dhe humbi.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori