LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të zyrtarizimit, Caceres arrin për testet mjekësore te Juve

Në pritje të zyrtarizimit, Caceres arrin për testet mjekësore te Juve
Martin Caceres (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter/Juventus)

Martin Caceres ndodhet në Torino për të kompletuar ekzaminimet mjekësore para rikthimit te Juventusi.

Futbollisti uruguaian do të transferohet nga Lazio, ndërsa Zonja e Vjetër do të paguajë 600.000 euro për shërbimet e tij.


Mbrojtësi 31-vjeçar do ta zëvendësojë Medhi Benatian, i cili ka vendosur të largohet nga kampioni italian.

Martin Caceres është pjesë e Lazios që nga janari i vitit 2018 (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Kjo është hera e tretë që Caceres do të veshë fanellën e Juves. Ai fillimisht u huazua nga Barcelona në sezonin 2009/2010.

Lajmet për CACERES
Lexo po ashtu Lajmet për CACERES

Më pas u transferua te Bianconerët në janar të vitit 2012 dhe qëndroi deri në fund të kontratës (korrik 2016).

Ai ka arritur në qendrën J-Medical për testet mjekësore, duke bërë fotografi me tifozët, por nuk ka folur për gazetarët.

Caceres kishte oferta nga Bologna, Parma dhe nga Japonia, mirëpo zgjodhi të rikthehej te Juventusi.

Bardhezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës, pasi që Benatia pritet ta vazhdojë karrierën te klubi nga Katari, Al-Duhail. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori