LAJMI I FUNDIT:

Promovohet në Bibliotekën Kombëtare libri “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” nga Stefan Çapaliku

Promovohet në Bibliotekën Kombëtare libri “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” nga Stefan Çapaliku
Momente nga promovimi i veprës "Secili çmendet simbas mënyrës së vet" (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Të mërkurën, në Bilbiotekën Kombëtare të Kosovës është promovuar vëllimi i tretë i ciklit romanesk, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, nga shkrimtari i njohur shqiptar, Stefan Çapaliku.

Pjesa e parë e këtij cikli shtjellon fëmijërinë e autorit në qytetin e Shkodrës. Te kjo pjesë preken dy ngjarje kulmore të Shqipërisë komuniste. E para është shpallja e Shqipërisë shtet ateist në vitin 1967 dhe e dyta vdekja e Enver Hoxhës në prill të vitit 1985.

Libri “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa, pjesa e dytë i ciklit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” i vendos ngjarjet jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë, si dhe në Tropojë e në jug të Shqipërisë. Ato nisin në prill të vitit 1985 dhe mbarojnë në fund të vitit 1990 me rënien e komunizmit.


Promovimi i vëllimit të tretë është zhvilluar si bashkëbisedim mes gazetarit Agron Shala, dhe shkrimtarit Çapaliku.

Momente nga promovimi i veprës “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shala ishte ai i cili bëri hapjen e promovimit, duke shtjelluar në pika të shkurtra veprën dhe përshtypjet e tij.

“Pjesa e tretë e këtij romani shtrihet në vitet 1992-97, është fjala për rënien e komunizmit dhe trtanzicionin e demokracisë, kur një pjesë e shokëve të autorit që kanë qenë pjesë e vëllimit të dytë largohen nga Shqipëria; e fatkeqësisht, disa nga heronjt e vëllimit të parë ikin nga kjo botë. Tri vëllimet të cilat lexohen në një frymë dhe të cilat janë të shkruara në një gegërishte për lakmi, shquhen edhe për një detaj tjetër, sepse i takojnë një zhanri që është pak i prekur ndër shqiptarë: ‘Bildungsroman’ siç i thonë në gjermanisht, apo “Coming-of-age story” siç i thonë në anglisht. Fjala është për maturimin psikologjik e moral të kryepersonazhit, konfliktin me rrethin dhe kërkimin e përgjigjeve për realitetin nga përvoja dhe ballafaqimet e përditshme”, ka thënë ndër të tjerash Shala.

Agron Shala (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Çapaliku para të pranishmëve foli në detaje rreth vëllimit të tretë të ciklit romanesk, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”.

Stefan Çapaliku dhe Agron Shala gjatë bashkëbisedimit rreth librit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai tha se me të shkruar vëllimin e dytë, i treti ishte thuajse gati, gjersa mendon ta përfundojë me vëllimin e katërt.

“Njëherësh ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur dhe keni ndarë kohë me mua. Nuk ka më bukur se sa të takohesh për një libër , edhe pse ky libër mundet me qenë edhe larg pritëshmërive tuaja. Fillimisht libri i parë ka nisë si nevojë për të nxjerrë jashtë vetes disa kujtime, që gjithësecili prej nesh i ka në të vërtetë. Nevoja për me e nda këtë eksperiencë me njëri-tjetrin bëhet barrë e rëndë, gati si një proces shtatzënie ku ti duhet ta ‘lindësh”‘ atë fëmijë, sepse po nuk e linde rrezikon të abortohet. Mendoj dhe mbetet me shpresë se te romani i parë e kam gjet kohën se kur me e ‘lind’ këtë fëmijë. Mandej kam kujtuar se ndoshta për shkak te miqve, lexuesve, reagimeve të mira që kam pasur, kam menduar se mund ta vazhdoja me roman e dytë, dhe pastaj kur e shkrova të dytin, i treti ishte mbas dere , e tani që e shkrova të tretin e di që do ju ‘mërzis’ edhe më të katërtin, mirëpo i katërti do të jetë i fundit i kësaj serie”, tha autori Çapaliku.

Stefan Çapaliku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Promovimi përcillej me pjesë të veprës të lexuara bukur dhe emocion nga aktori i njohur shkodran, Enver Hyseni.

Mes shumë të rinjve të pranishëm në promovimin e këtij libri, Çapaliku thotë se ngjarjet e rrëfyera nga ai mund të duken të gjitha surreale, por në të vërtetë ato janë tregime të vërteta të vet autorit, të cilat ai i ka përjetuar në kohën kur këta të rinj mbase edhe nuk kishin lindur.

Duartrokitjet e shumta dhe vlerësimet e larta nga gjithë të pranishmit i dhanë një atmosferë të mirë promovimit.

Libri gjendet në libraritë kryesore të kryeqytetit. /Telegrafi/

Momente nga promovimi i veprës “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Momente nga promovimi i veprës “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Kultura

Më shumë
PARAJA

PARAJA

Poezi
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Kulture
PORTRETI

PORTRETI

Poezi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori