LAJMI I FUNDIT:

Regjisori që u dënua të punojë si traktorist

Regjisori që u dënua të punojë si traktorist

Mit’hat Fagu rrëfen rrugëtimin e tij artistik në ish-Kinostudion “Shipëria e re”. Një udhëtim në kinematografi, në të cilën më shumë kujton vuajtje sesa gëzime – që prej realizimit të filmit të parë dokumentar “Tregim për naftëtarët” e deri tek filmi artistik “Prita”.

Që fëmijë, filmat e animuar që shihte e afruan edhe më tepër me kinematografinë. Pasi kreu liceun për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi sapo lexoi një lajmërim për bursë për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta përzgjidhet i pari.


Por, fati nuk deshi që artisti të mbronte diplomën në Rusi. Pasi bëri tre vite. diplomën e dha në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë

Kineasti mendon se disa njerëz donin ta eliminonin që në vitin 1963, në realizimin e dokumentarit “Tregimit për naftëtarët”, dëshirë që u përforcua edhe me filmin “Prita”.

Në fakt, pas realizimit të filmit artistik “Prita” dhe “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor” ai dënohet me 12 vite punë krahu, si traktorist në Kamzë.

Prej 28 vitesh jeton edhe punon në Itali. /Report TV/

Në trend Kultura

Më shumë
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
DHJETOR: ELIZËS

DHJETOR: ELIZËS

Poezi
SERENATË

SERENATË

Poezi
Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

Kulture
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

Kulture
FALJA

FALJA

Poezi
Kalo në kategori