LAJMI I FUNDIT:

Konsullata saudite në Stamboll nën mbikëqyrje të policëve dhe të gazetarëve

Konsullata saudite në Stamboll nën mbikëqyrje të policëve dhe të gazetarëve

Ekipe të shumta gazetarësh vazhdojnë të qëndrojnë para Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, në pritje të ndonjë informacioni për fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili që nga data 2 tetor, atëherë kur hyri në konsullatë, llogaritet një person i zhdukur.

Sipas AA, ekipet mediatike mëngjesin e sotëm janë vendosur para konsullatës, e cila ndodhet në një mbikëqyrje maksimale policore.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post”, Khashoggi, u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte i njohur si kritikues i politikave që udhëheq qeveria aktuale saudite.


Autoritetet turke pretendojnë se kanë prova që Khashoggi u vra brenda konsullatës
Lexo po ashtu Autoritetet turke pretendojnë se kanë prova që Khashoggi u vra brenda konsullatës

Në Turqi ka nisur një hetim mbi zhdukjen e tij, ndërsa raportuesi i agjencisë Reuters, tha më herët se Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë, pas disa ditë ku u mbajt peng. Të njëjtat pohime i bëri edhe lidhja e mediave turko-arabe, e cila madje thotë se ka prova për të dëshmuar pohimin e tyre.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, deklaroi të shtunën se Turqia dhe Arabia Saudite kanë marrë një vendim për themelimin e një grupi të përbashkët pune, i cili do të punojë për zbardhjen e rastit Khashoggi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori