Identifikimi i një dorëshkrimi në vitin 1906, që përmban disa nga veprat e Arkimedit, përfshirë “Metodën e Teoremave Mekanike”, është pothuajse aq i shquar sa dhe vetë përmbajtja e tij. Në 1840-ën, një vizitor dhe studiues i hodhi një sy gjurmëve të simboleve matematikore të shkruara nën tekstin e një libri lutjesh.
Disa linja të transkriptuara u kataloguan si pjesë e koleksionit të bibliotekës. Pas mësimit të ekzistencës së këtij tekstit, arkitekti Johan Heiberg udhëtoi për të parë dorëshkrimin dhe më vonë e identifikoi atë si një nga veprat origjinale të Arkimedit, shumica e të cilave konsideroheshin të humbura që nga viti 1906. Dorëshkrimi pastaj u zhduk, duke u rishfaqur në vitin 1998, kur një blerës anonim e bleu atë në ankand për dy milionë dollarë dhe e dhuroi më vonë në Muzeun e Artit Walters në Baltimore, Maryland, ku është rivendosur dhe digjitalizuar.
Leonardo Da Vinci e ka shfaqur admirimin e tij për Arkimedin. Dijetari i madh e Rilindjes u habit jo vetëm nga llogaritë e makinave luftarake arkimediane, por edhe nga aftësia e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve gjeometrike dhe për të gjetur aplikime praktike për teoritë e tij.
I interesuar në përmirësimin e armëve të zjarrit, Leonardo punoi me një top të posaçëm avulli, të cilin e quajti aritronito, një pajisje e frymëzuar nga historiani i shekullit të parë. Leonardo e përcaktoi arkitroninën si një “Shpikje të Arkimedit” . . . një makineri prej bakri, e cila thuhej se i hidhte topat me zhurmë dhe më forcë të madhe.
Ashtu si shkencëtarët e tjerë që i përkasin historisë, Leonardo ishte gjithashtu i intriguar nga ideja e përdorimit të pasqyrave për të sulmuar nga distanca. Dëshmitë se Arkimedi e ka arritur një gjë të tillë mungojnë, por legjenda mbeti, mjaftueshëm sa ta nxiste Leonardon të provonte vetë një gjë të tillë. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak