Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një bisedë për Zërin e Amerikës, shpalosi atë që ka diskutuar në takimin me liderin verikorean, Kim Jong Un, të martën në Singapor.
Çfarë ju befasoi te Kim Jong Un?
Trump: Vërtet, ai është një personalitet i shkëlqyer. Është një djalosh i këndshëm, është shumë i zgjuar dhe është një negociator i mirë. Ai e do popullin e tij, jo që jam i befasuar për këtë, por ai e do popullin e tij. Mendoj se jemi në fillim të një marrëveshjeje të mahnitshme. Do ta denuklearizojmë Korenë e Veriut. Do të nisë menjëherë. Gjëra të tjera po ndodhin po ashtu, përfshirë kthimin e mbetjeve (v.j. të ushtarëve amerikanë nga Lufta e Koresë).
Pra, ju e vendosët çështjen e të drejtave të njeriut në tryezë. Si reagoi ai?
Trump: Shumë mirë. Natyrisht se kemi folur për denuklearizimin 90 përqind të kohës, por edhe për gjëra të tjera, përfshirë të drejtat e njeriut dhe kthimin e mbetjeve. Këtë të fundit e kemi vënë në dokument. Kemi shumë gjëra të mira në atë dokument. Është përtej asaj që ka mundur ta mendojë dikush.
Na tregoni disa prapaskena… A i keni vënë ndonjë ultimatum? A ju ka vënë ai ndonjë ultimatum?
Trump: Jo, nuk ka asnjë ultimatum. Jemi marrë me këtë punë që tre muaj, përmes përfaqësuesve të ndryshëm, përfshirë sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cii ka bërë një punë vërtet fantastike. E dini, për mua kjo është ora numër 25. Nuk kam bërë gjumë për 25 orë, ka pasur negociata të gjata dhe jam krenar me to. E kanë nisur procesin. Situata ka mundur të përfundojë me luftë, me miliona njerëz të vdekur, por ne do ta zgjidhim me marrëveshje.
Çfarë në lidhje me trupat amerikane në Korenë e Jugut? A do të mbeten atje?
Trump: Po, do të mbeten. Nuk kemi folur për to. Do të tërhiqemi nga lojërat e luftës që kushtojnë shumë para.
Cili mendoni se është opinioni i Kimit për ju?
Trump: Mendoj se i kam pëlqyer dhe mua më ka pëlqyer. E kuptoj të kaluarën, nuk duhet të ma thotë askush, ai është djalë i ashpër. Ai duhet të jetë i ashpër. Por, ne shkojmë shumë mirë bashkë. Ai është i zgjuar, e do popullin e tij, e do vendin e tij. Ai dëshiron shumë gjëra të mira dhe prandaj po e bën këtë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak