LAJMI I FUNDIT:

Ish-basketbollisti amerikan shpërthen në lot nga takimi Trump-Kim: Fillova të dridhem kur u shfaqen bashkë (Video)

Ish-basketbollisti amerikan shpërthen në lot nga takimi Trump-Kim: Fillova të dridhem kur u shfaqen bashkë (Video)

Ish-ylli i NBA, Dennis Rodman është shfaqur gjatë transmetimit live për t’i dhënë përkrahje takimit të liderit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut,Kim Jong-Un.

Gjatë një bisede emotive, Rodman nuk ka mundur t’i ndalë lotët e gëzimit për takimit që ai e quan historik, transmeton Telegrafi.


Ai tha se ky samit për shumëkënd ka qenë i pamundur po të flitej disa muaj më parë, për faktin se raportet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut ishin në kulmin të tensionit.

Rodman pranoi se kishte pranuar një mal mesazhesh negative pas vizitave që i kishte realizuar në Korenë e Veriut ku edhe ishte takuar  me liderin Kim Jong-Un.

“U kam thënë të gjithëve, se do të hapet dera. Por të gjithë më thoshin se një gjë e tillë është e pamundur. Kur u ktheva në shtëpi, filluan të më kërcënojnë me vdekje… por për asnjë moment nuk e kam ulur kokën, e dija që gjërat do të ndryshojnë. E dija, kam qenë i vetmi. Askënd nuk e kam pasur afër vetes të më dëgjoj apo të më shoh. Sot është një ditë e mirë për të gjithë, Singaporin, Tokion, Kinën, të gjithë.. një ditë shumë e mirë”, ka deklaruar Rodman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori