Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, është i gatshëm të luajë për klubin rival, Manchester United, në mënyrë që t’ia dëshmojë Pep Guardiolas se po gabon rëndë me të.
Strategu spanjoll e shiti mesfushorin gjatë kohës sa ishte trajner i Barcelonës, ndërsa edhe pasi e mori drejtimin e Cityt ka pasur mosmarrëveshje me lojtarin nga Bregu i Fildishtë, sidomos duke e lënë jashtë ekipit të Ligës së Kampionëve në sezonin 2016/2017.
Asokohe agjenti i futbollistit, Dimitri Seluk, e konsideroi turpërues vendimin e trajnerit të ekipit nga Etihad Stadium.
Toure e gjeti sërish veten jashtë skuadrës në sezonin 2017/2018 duke luajtur vetëm në 10 ndeshje të Ligës Premier në sezonin e kaluar.
Në fund të këtij muaji, 35-vjeçarit i skadon kontrata me Cityn dhe ai ka konfirmuar se do të largohet, ndërsa ekziston mundësia që të luajë për klubin rival nga qyteti i Mançesterit.
Seluk ka thënë se Toure është i gatshëm të luajë për një funte (1.14 euro) në javë për cilindo nga top klubet e Ligës Premier duke përfshirë edhe Djajtë e Kuq.
“Yaya ka marrë shumë oferta nga vende të ndryshme, oferta me para të majme, mirëpo kemi vendosur që sezonin e ardhshëm t’ia dedikojmë Guardiolas”.
“T’ua dëshmojmë tifozëve të Manchester Cityt se Yaya nuk ka mbaruar me futbollin. Ai ka forcë të madhe dhe energji, dhe dëshiron të luajë në Angli këtë sezon”.
“Në kohën kur klubet angleze shpenzojnë shuma të mëdha parash për lojtarët, unë zyrtarisht deklaroj se Yaya është i gatshëm të transferohet te cilido nga gjashtë top-klubet angleze si lojtar i lirë me një pagë javore prej një funte . Me kusht që sistemi i bonusit të bazuar në sukses të jetë aktiv”.
“Mendoj se një lojtar si Yaya do të ishte i mirë për klubet, si Arsenali, Chelsea, Man Utd, Tottenhami apo Liverpooli. Yaya është një fitimtar”, ka thënë Seluk për sport24. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
Barcelona e Flick shënoi 101 gola në 32 ndeshje, por një tjetër trajner e kishte arritur më shpejtë këtë me katalunasit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës