Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj
Truqet se si ta përgatisni shpejt këtë pemë të shijshme ekzotike
Avokadoja është pemë ekzotike, me dukje të pazakonshme dhe të përkujton dardhën. Ka lëkurë të vrazhdë ngjyrë të gjelbër, por edhe brendinë të butë dhe të shijshme të pasur me vitamina, minerale dhe me nutrienë të tjerë.
Vjen nga Amerika e Mesme dhe nga Amerika Jugore. Si pemë ekzotike nuk gjendet edhe aq shpesh në raftet e dyqaneve tona, andaj shumica nuk dinë se si hahet avokadoja.
Avokadon duhet ditur ta pastroni mirë, por duhet ditur edhe me çka ta përgatisni.
Si hahet avokadoja?
Avokadoja hahet e freskët. Kur e blini merrni fruta të pjekura, sepse më lehtë do ta përgatisni dhe janë më të shfrytëzueshme.
Kjo është mënyra më e lehtë e pastrimit dhe e përgatitjes së avokados:
1. Lajeni mirë pemën në mënyrë që të eliminoni të gjitha pesticidet dhe papastërtitë.
2. Priteni pjesën e vogël të majës së avokados.
3. Mbajeni me njërën dorë nga ana e sipërme, me dorën tjetër sipas gjatësisë priteni përgjysmë. Filloni nga ana e ngushtë.
4. Bërthamën mund t’ia nxirrni me ndihmën e lugës – nxirreni nga mishi i frytit.
5. Priteni një pjesë të lëvores me thikë dhe qërojeni frytin – për këtë me siguri nuk do t’ju nevojitet thika, duke pasur parasysh që lehtë qërohet me dorë.
6. Priteni në feta.
7. Sipas nevojës spërkateni me lëng limoni në mënyrë që të marrë ngjyrë të errët.
8. Përdorni vetëm pjesët e verdha.
Truku si ta qëroni avokadon
Pos që mund ta pritni dhe ta pastroni avokadon për gatim, ekziston një truk i thjeshtë se si ta qëroni avokadon. Ju nevojitet vetëm një gotë dhe pak stërvitje që ta perfeksiononi teknikën.
Përgatitja dhe ruajtja e avokados
Avokadoja vilet sikur bananet, derisa fryti është i ri, i fortë dhe me lëvore të shndritshme. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.
Kur e blini avokadon kujdesuni që të mos jetë tepër e butë, kjo do të mund të thotë që është tepër e pjekur dhe atëherë nuk do të jetë njësoj e mirë për ta përdorur.
Pos sipas butësisë, pjekjen e tepërt mund ta zbuloni duke hequr farën dhe nëse nën të fryti është i errët dhe ngjyrë gështenje, do të thotë që është tepër e pjekur dhe nuk do të mund ta përdorni pasi ta hapni.
Më së miri është që blini avokado derisa ka ngjyrë të gjelbër të errët dhe pjesërisht të butë, sepse kjo do të thotë që është mjaftueshëm e pjekur.
Ashtu si edhe me pemët e tjera tropikale, nëse e blini të papjekur, futeni në qese letre dhe lëreni të piqet në temperaturë dhome. Do të nevojiten dy ditë, dhe kontrollimi i përditshëm i butësisë.
Nëse dëshironi që të piqet më shpejt, në qese shtoni mollë të pjekura apo banane. Ato do të lirojnë hormonin natyral bimor të quajtur etilen dhe do të ndikojë në pjekjen e avokados.
Avokadot e pjekura mbani në frigorifer. Avokadon është më së miri ta përdorni menjëherë, mirëpo nëse e përdorni vetëm gjysmën e avokados, mos ia nxirrni bërthamën nga pjesa tjetër.
Spërkateni atë gjysmë avokadoje me lëng limoni dhe mbështilleni me folie plastike.
Pse duhet të konsumojmë avokado
Avokado është një frutë ekzotike, që nuk njihet shumë për përfitimet e saj shëndetsore. Konsumimi i saj është i paktë dhe kjo për faktin se ndoshta më parë nuk kemi qenë në dijeni të përfitimeve shendetsore që mund të marrim nga konsumimi i saj.
Disa nga efektet shëruese të këtij fruti janë:
Parandaluese i shumë kancereve. Avokadot kanë treguar se parandalojnë rritjen e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.
Mbron sytë dhe ul kolesterolin. Avokadot kanë më shumë luteinë karotenoid se sa çdo frutë tjetër e konsumuar. Luteina mbron sytë nga dobësimi dhe nga sëmundjet e moshës.
Mban zemrën e shëndoshë. Një avokado ka 23 për qind të vlerës së rekomanduar ditore në folate. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë ushqime të pasura me folate kanë një nivel shumë më të ulët të sëmundjeve të zemrës se sa ata që nuk e bëjnë këtë.
Nxit rregullimin e sheqerit në gjak. Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njejtën kohë një gotë avocado përmabn 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.
Kurë natyrale për artritin. Artrit përfshinë osteoartritin dhe artritin reumatoid. Kërkuesit kanë dalë në përfudnim se avokado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.
Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
Përbërës natyral për flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm. Avokado është një alternativë e hatashme për ta zbukuruar trupin pa kemikate të vrazhda.
Si duhet ta përgatisni avokadon?
Mund ta hani të njomë, të prerë në feta. Për shije më të mirë shtoni pak lëng limoni apo uthull balsamica.
Mund ta përgatitësh edhe si lyerje apo si salcë, por është e shkëlqyeshme edhe e prerë në sallata apo sandviçë.
Kjo pemë është shtojcë shumë e shëndetshme për çdo ushqim, nevojitet vetëm pak imagjinatë se si ta përfshini në çdo racion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A