Te meshkujt me numër të vogël spermatozoidesh shfaqen probleme të shpeshta shëndetësore, gjë që shton rrezikun nga sëmundjet, ka treguar një hulumtim i ri
Studimi i bërë te 5.177 persona ka treguar që meshkujt me numër të vogël spermatozoidesh më shpesh kanë problem me shtypjen e lartë të gjakut, me kolesterinën “e keqe” dhe me tepricën e yndyrave trupore, gjë që shton rrezikun nga shfaqja e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru.
Numri i vogël i spermatozoideve lidhet me nivelin e ulët të testosteroneve.
Autorët e studimit theksojnë që këta meshkuj do të duhej të testonin edhe për probleme të tjera shëndetësore.
“Meshkujt sterilë me siguri kanë probleme të tjera shëndetësore të cilat rrezikojnë cilësinë e jetës dhe shkurtojnë jetëgjatësinë”, thekson profesori i endokrinologjisë Dr. Alberto Ferlin.
“Vlerësimi i fertilitetit i jep mashkullit rastin e shkëlqyeshëm për verifikim të shëndetit dhe preventivë të sëmundjeve”.
Megjithatë, autorët e studimit theksojnë që hulumtimi i tyre nuk tregon që numri i ulët i spermatozoideve shkakton çrregullime metabolike, por që kanë lidhje.
Dr. Ferlin thekson që hulumtimi tregon që te meshkujt të cilët kanë probleme me fertilitetin është me rëndësi që të bëjnë edhe kontrolle të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025