LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së

Thaçi: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë se  me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, kanë konstatuar se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova mbetet e përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Postimi i plotë Thaçit:


“Me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot biseduam për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit. Ne mbesim të përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Së bashku konstatuam se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve. Jemi të bekuar që në realizimin e aspiratave tona kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut tonë të përhershëm”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/