LAJMI I FUNDIT:

Ewan McGregor falënderon edhe gruan edhe dashnoren në Golden Globes (Video)

Ewan McGregor falënderon edhe gruan edhe dashnoren në Golden Globes (Video)
(Foto: Getty Images)

Aktori skocez, Ewan McGregor, fitoi Globin e Artë për rolin e tij në serialin “Fargo”, në edicionin e sivjetme të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Golden Globes.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendje në momentin e marrjes së çmimit ishte falënderimi i tij.  56-vjeçari e falënderoi gruan e tij, Eve Mavrakis, por nuk harroi ta falënderonte edhe dashnoren.


(Foto: Getty Images)

“Dua të falënderoj Eve, e cila qëndroi pranë meje për 22 vite dhe fëmijët e mi, Clara, Esther, Jamyan dhe Anouk, ju dua”, është shprehur aktori, i cili kishte shkuar i pashoqëruar në ceremoni.

'Golden Globes 2018', lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu 'Golden Globes 2018', lista e plotë e fituesve

Ndërsa më pas gjatë fjalimit e falënderoi edhe dashnoren e tij, aktoren Mary Elisabeth Winstead.

Mary Elisabeth Winstead (Foto: Getty Images)

“Gjithmonë më ka pëlqyer fakti se jam aktor, sepse kam pasur mundësinë të shoqërohem dhe të punojë më aktorë kulmorë, ndërsa roli në serialin ‘Fargo’ nuk do të ishte ma Davidin, Michaelin, Carrie Coonin dhe natyrisht pa Mary Elizabeth Winstead. Prandaj, ju falënderoj”, ka theksuar ai më tej.

McGregor është njoftuar me 33-vjeçaren pikërisht gjatë xhirimeve të serialit “Fargo” dhe ka nisur një lidhje ndërkohë që është i martuar me Mavrakis.

Eve Mavrakis dhe Ewan McGregor (Foto: Getty Images)

Ai ka vendosur ta braktisë gruan e tij, me të cilën ka qenë i martuar për 22 vite dhe ka katër fëmijë.

Menjëherë pas kanë shpërthyer komentet në rrjetet sociale, pasi përdoruesit nuk kanë mundur ta kuptojnë se si në të njëjtin fjalim e ka përfshirë gruan, fëmijët dhe dashnoren. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin

Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin "Çka ka Shpija" - publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Magazina
Kalo në kategori