Kush duhet të marrë nismën për kyçjen e ekspertëve ndërkombëtarë për ‘rastin e Kumanovës’? (Video)
Dënimi i pjesëtarëve të grupit të Kumanovës me 746 vite burg dhe 8 personave me burgim të përjetshëm, ka nxitur reagime në opinion. E për këtë po kërkohet edhe hetim të rastit nga ekspert ndërkombëtarë. Por kush duhet të nxisë ose marrë nismë për një gjë të tillë?
Sipas ekspertes të së drejtës penale Besa Arifi, kjo mund të bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpolit, shkruan tv 21. “Unë me këtë formë të hetimit ndërkombëtar do të kisha kuptuar që të krijohen ekipe të përbashkëta hetimi nga prokurorë të Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nga forca policore të të dy vendeve në mënyrë që të shkëmbejnë informata lidhur me këtë rast. Mënyra e dytë është përmes asaj që Maqedonia është anëtare e Interpolit dhe duke u nisur nga kjo, ajo ka të drejtë që të kërkojë ekspertizë nga Interpoli që të dërgojnë ata ekipet e tyre të ekspertëve hetues që tu ndihmojnë autoriteteve vendase të punëve të brendshme për një hetim më të mirëfilltë lidhur me këtë rast”, tha Besa Arifi, eksprete e së drejtës penale.
Ministri i Drejtësisë, Bylent Saliu theksoi se do të angazhohet që të ndihmojë në zbardhjen e tërësishme të të gjitha rasteve për të cilat ekzistojnë dyshime për gjykime të padrejta. “Në përputhje të programit qeveritar të RM-së për të gjitha rastet për të cilat ekzistojnë dyshime bazë për parregullsi përkatësisht për rastet të cilat deri më tani nuk janë zbardhur plotësisht, qeveria në to do të kyç ekspertë ndërkombëtarë në sfera të caktuara me qëllim të zbradhjes së të njëjtave. Ministria e drejtësisë në bazë të ingerencave të saja si pjesë përbërëse e qeverisë në mënyrë aktive do të ndihmoj në këto procese”, u shpreh Bylent Saliu, Ministër i Drejtësisë.
Përveç palës mbrojtëse dhe familjarëve, hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e trimave”, kanë kërkuar edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni, por edhe në Kosovë. Së fundmi këtë e ka kërkuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025