LAJMI I FUNDIT:

U lansua Trekandi, platforma online për gjetjen e ofertës më të mirë për shërbime financiare

U lansua Trekandi, platforma online për gjetjen e ofertës më të mirë për shërbime financiare

Është lansuar platforma e parë dhe e vetme online në Kosovë që bënë hulumtimin e produkteve financiare – Trekandi. Tani nuk keni pse të humbni kohë duke shkuar në çdo institucion financiar për të u informuar rreth shërbimeve financiare, siç është për shembull kredia.

Të gjitha ofertat nga institucionet financiare dhe bankat do t’i gjeni në një vend.

Në eventin që u mbajt dje ishin të pranishëm Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Greg Delawie, Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, z. James Hope, ekipi i Gjirafës, përfaqësues të Institucioneve financiare, të ndërmarrjeve të ndryshme, të cilët e mirëpriten këtë platformë që i ka munguar tregut të Kosovës.

Ambasadori Delawie u shpreh që “Themeluesi i Trekandit, bashkë me ekipin e tij, tani i bashkëngjitet kompanive të tjera që do të ndihmojnë fuqishëm në rritjen e ekonomisë së Kosovës. Trekandi do të ofrojë shërbime të reja për klientë që janë në kërkim të risive për të rritur ekonominë.”

CEO i kësaj platforme Jetmir Halimi, është rritur në Zvicër, ku dhe ka krijuar bagazh profesional, mirëpo ka ca kohë që është kthyer në Kosovë për të zhvilluar idenë e tij.
Ndër të tjerash gjatë eventit Jetmiri u shpreh se “Misioni i Trekandit është që qytetarët ta kenë një pikë për të u referuar dhe për të gjetur ofertën më të mirë që ofrojnë Institucionet financiare”.

Trekandi është startup që është mbështetur nga GjirafaLab. Për të informuar më shumë informata rreth Trekandit klikoni KËTU. /Telegrafi/