LAJMI I FUNDIT:

A ja vlen të përballemi me ‘atë tjetrën’?! Më në fund, morëm përgjigje!

A ja vlen të përballemi me ‘atë tjetrën’?! Më në fund, morëm përgjigje!
shutterstock

Sa herë keni imagjinuar ta keni përballë?

Të marrësh vesh që partneri yt të ka tradhtuar sigurisht që është zemërthyese. Dhe në momentin e parë të vijnë mendime nga më të ndryshmet. Që nga pyetja që tingëllon shumë naive, “pse e bëri këtë” e deri tek inati i pashpjegueshëm për tu përballur me ‘atë tjetrën’.


Por a është përballja me personin tjetër produktive dhe e shëndetshme për ju?

Sipas një eksperti amerikan, që merret pikërisht me të tilla çështje të çifteve, të përballesh me personin që i dashuri të ka tradhtuar nuk është zgjidhja e duhur. Dhe përpjekjet tuaja për ta takuar është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes.

Konflikti qëndron mes jush dhe partnerit tuaj, jo ‘asaj tjetrës’. Madje më e mira do të ishte ta mbanit krejtësisht larg jush.

Por gjithsesi, asgjë nuk është absolute pasi rrethanat në të cilat mund të ndodheni mund t’ju përballin me situata të tilla, shkruan Women’s Health.

Ajo ç’ka është e rëndësishme është që personi tjetër të mos kthehet në obsesion për ju, aq më tepër nëse pas bisedave keni vendosur ta falni tradhtinë. Është e rëndësishme që pas paqes të mos e torturoni veten me mendime të errëta.

Duhet të besoni se ai vërtetë është i penduar dhe të dy duhet të punoni për të rikthyer besimin në lidhje.

Në të kundërt, gjithçka do të bëni është një t’i shkaktoni vetes dhe partnerit një periudhë të lodhshme dhe stresuese e cila mund t’ju çojë drejt ndarjes përfundimtare. Dhe çfarë fituat?! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!

Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!

Manikyr dhe pedikyr
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Flokë dhe stil
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Këshilla dhe arsye
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

Dua bebe
Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna

Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna

Shtatzëna
Kalo në kategori