LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja, ministrit në detyrë të Shëndetësisë: Burgu është pak për ty, Imet Rrahmani

Gazetarja, ministrit në detyrë të Shëndetësisë: Burgu është pak për ty, Imet Rrahmani

Gazetarja e KTV-së, Ardiana Thaçi, në profilin e saj në Facebook shkruan se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, duke futur në Kosovë insulinën biosemilare, përkundër vërejtjeve që i janë dhënë.

Thaçi thotë se kjo insulinë dërgoi njerëz në varr, ua shkatërroi veshkat e madje edhe i verboi. Madje, thotë se babai i saj se kjo insulinë për pak sa nuk ia ka marrë jetën babait të saj.


“’Ka mundur të pësonte komë diabetike, ka ditë që nuk e ka dhënë efektin e saj insulina’, ishin fjalët e endokrinologut që na i tha mbrëmë, pasi kontrolloi babanë, i cili kishte ditë të tëra që nuk po ndihej mirë, i kishte humbur fuqia dhe kishte rënë shumë në peshë”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.

Tekstin e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Burgu është pak për ty, ministër në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ti meriton më të tmerrshmen, më mizoren, more në qafë dhjetëra diabetik…

Ti zaten je edhe vetë mjek dhe besoj që e di përmendsh Betimin e Hipokratit, andaj po të pyes: pse veprove me hipokrizi? Ti solle në Kosovë, vitin e kaluar, një preparat që askush në Evropë nuk e përdor, madje as vendet më të varfra në botë, INSULINËN BIOSEMILARE.

…..

Në nëntorin e kaluar, po merrja pjesë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, e po bëhesha gati të kthehesha në punë kur deputetja Flora Brovina më afrohet e me thotë: “Kemi një tjetër takimi, është një skandal, do të flasim për insulinën”.

I bëra me dije kameramanit se po qëndronim, më interesonte tema, jam rritur në praninë e saj – insulinës. Minutë pas minute unë po shokohesha: dy endokrinologë, Bardhyl Gashi e Luan Gola, po ua shpjegonin në detaje deputetëve pasojat e Insulinës Biosemilare që kishte pak muaj që Ministria e Shëndetësisë e kishte sjellë në Kosovë dhe po e zëvendësonte me Insulinën Humane apo atë analoge moderne, që ishte përdorur më parë në Kosovë..

Citoj dr. Bardhylin, “…kjo insulinë ka vetëm dy nga 6 përbërësit e insulinës humane..”,derisa dr.Luani po shpjegonte për problemet, me të cilat po përballeshin pacientët pas implementimit të saj.

I mbaj mend mirë deklarimet e tua, Imet Rrahamani, pas kësaj, në fundin e vitit të kaluar kur the se bari ishte në rregull dhe nuk ka vend për panik, por që, sipas teje, ishte punë biznesi zhurma rreth insulinës, pavarësisht që QKUK-ja ta kishte bojkotuar këtë ilaç, i cili është jetik për të sëmurët nga diabeti.

Por, e kishe gabim, edhe pse jam e sigurt se ti e dije që e kishe gabim dhe tash po më del, se ishe ti ai që paske bëre biznes me jetët e të tjerëve…

Biosemilaren që ti e solle edhe për të cilën endokrinologët, ta kanë shpjeguar me dhjetëra herë që është e dëmshme dhe nuk mund të ketë efektin e një insuline humane, gati i mori jetën prindit tim.

“Ka mundur të pësonte komë diabetike, ka ditë që nuk e ka dhënë efektin e saj insulina”, ishin fjalët e endokrinologut që na i tha mbrëmë, pasi kontrolloi babanë, i cili kishte ditë të tëra që nuk po ndihej mirë, i kishte humbur fuqia dhe kishte rënë shumë në peshë.

“Duhet ta ndërrojë insulinën, ajo nuk është në rregull, në fakt nuk ka qenë asnjëherë e tillë..”, në këto moment më doli para syve fytyra jote – hipokrite.

Ministër ka më shumë se 12 vjet që punoj në media, dhe kam parë e kam dëgjuar besa edhe kam raportuar për lloj-lloj korrupsioni, por këtë që bëre ti, nuk mund t’ia vë një emër, është mizore.

Ka shumë raste, ministër, që insulina jote i dërgoi në varr, ua shkatërroi veshkat madje edhe i verboi.

Uroj dhe shpresoj shumë që helmi që ti e fute në treg, e të cilin përveç babës tem e morën edhe 12 mije të tjerë, të mos ketë lënë pasoja të tjera, sepse unë e ti do të kemi një përballje, nëse jo në gjyq, atëherë do të jetë përballje sy me sy.

E di që nuk është normale të shprehem kështu, por të dërgosh me dhjetëra njerëz në prag të vdekjes për tekat e tua, është e tmerrshme, është mizore, është edhe më tepër se kaq.

Nuk janë minj laboratorësh, Imet, janë njerëz, janë prindër dhe fëmijë të dikujt, janë plot 12 mijë jetë, që ti i more në qafë.

Po ta përsëris mund të bësh pazare me jetën tënd, e po deshe bëjë pazar edhe me jetën e familjes tënde, por kurrë, kurrë mos të shkojë në mendje që çmimin për bizneset e tua të pista t’i vësh në llogarinë e jetës së prindit tim!!!

P.S.Ky është një qendrim personal dhe nuk ka të bëjë me punën time si gazetare” (sic.), ka shkruar ajo!

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori