LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët më të paguar, prin Beyonce (Video)

Këngëtarët më të paguar, prin Beyonce (Video)

Beyonce Knowles ka qenë këngëtarja më e paguar në botë në vitin e kaluar – raporton Billboard. Diva e muzikës pop kryeson listën e më të paguarve për vitin 2016 me 62 milionë dollarë përfitime.

Përfitimet e saja vijnë nga albumi “Formation”, dokumentari “Lemonade”, turneu botëror dhe performancat brilante në ceremonitë e MTV Music Aëards dhe BET Awards. Në nëntorin e kaluar, ajo këndoi edhe në koncertin e Hillary Clinton.


Në listën e Billboard, pas Beyonce ndodhet bendi legjendar “Guns N’Roses” me 42.3 milionë dollarë përfitime, shifër e arritur kryesisht nga turneu i tyre botëror.

Bruce Springsteen është i treti me 42.2 milionë dollarë. Rokeri amerikan ka mbajtur disa koncerte nëpër Evropë dhe Amerikë me grupin përcjellës “E Street”. Me turneun e vitit të kaluar, kantautori dhe kitaristi legjendar shënoi 36 vjetorin e lansimit të albumit “The River”.

Pozitën e katërt e mban Drake, i cili në vitin e kaluar arriti të përfitonte 37.3 milionë dollarë, më së shumti falë albumit të tij të katërt dhe hitit me Rihannan, “Work”.

Beyonce thyen rekord në Instagram, në pak minuta merr miliona pëlqime për imazhin me binjakët (Foto)
Lexo po ashtu Beyonce thyen rekord në Instagram, në pak minuta merr miliona pëlqime për imazhin me binjakët (Foto)

Adele është në vendin e pestë me 37 milionë dollarë përfitime, ndërsa mbetet këngëtarja më e paguar në Britani të Madhe.

Më poshtë në listën e Billboard ndodhen “Coldplay” (32.3 milionë dollarë), Justin Bieber (30.5 milionë dollarë), Luke Bryan (27.3 milionë dollarë), Kanye West (26.1 milionë dollarë), Kenny Chesney (25.4 milionë dollarë), Billy Joel (23.6 milionë dollarë), Rihanna (22.3 milionë dollarë), “Twenty One Pilots” (21.2 milionë dollarë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori