Fëmijët të cilët ndihmojnë në punët e shtëpisë janë më të suksesshëm – kurrë nuk është shumë herët…
Shkenca ka konstatuar që prindërit të cilët fëmijëve të tyre u japin punë shtëpiake kanë të drejtë
Pastrimi i dhomës dhe detyrat e imëta nuk janë dënim as mundim, por u ndërtojnë karakterin dhe bëhen të vetëdijshëm që janë pjesë e bashkësisë.
Dy hulumtime të tilla paralele i kanë bërë në Universitetin prestigjioz të Harvardit.
Grupe e të intervistuarave i kanë vëzhguar gjatë 75 vjetëve, në mënyrë që të shohin se çfarë mund të parashikojnë variablat e procesit psikosocial dhe biologjik nga fëmijëria e hershme për shëndetin dhe mirëqenien gjatë jetës.
Njëri ndër rezultatet ka treguar që të intervistuarit, të cilët si fëmijë i kanë angazhuar rreth punëve në shtëpi, në moshën e rritur kanë qenë më të pavarur, kanë pasur mundësi më të mira për punë ekipore dhe kanë kuptuar që janë ata, edhe pse puna e tyre mund të jetë e mundimshme dhe e vështirë, pjesë e vlefshme e bashkësisë së tyre, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, kjo u jep fëmijëve mësime bazë të zhvillimit që “ata mund ta bëjnë atë”, ndërkaq është ajo nxitje e suksesit në vendin e punës dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Fëmijët që mbi moshën dy dhe trevjeçare munden vetë t’i hedhin pelenat në bërllok, të mbledhin lodrat e shpërndara, të ndihmojnë në palosjen e rrobave të lara.
Fëmijët mbi moshën dy deri tri vjeç mund të ndihmojnë edhe në pastrimin e tavolinës dhe në fshirjen e pluhurit.
Fëmijët ndihen si pjesë e bashkësisë dhe janë krenarë kur mund të ndihmojnë dhe të jenë të barabartë me prindërit.
Ata që janë pak më të vjetër natyrisht do të fillojnë të rezistojnë, mirëpo kini parasysh që angazhimi i tyre u ndihmon në jenë të dobishëm në afat të gjatë.
Këta fëmijë, do të mësojnë të vlerësojnë kohën dhe angazhimin e tjetrit dhe do të mësohen me përgjegjësinë dhe bashkëndjesinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Vajza dhe gra, kjo bimë bën që të mos keni nevojë të shkoni më te gjinekologu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit