LAJMI I FUNDIT:

Nga arkivi i luftës: Aleksandar Vuçiq me automatik në dorë gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë (Video)

Nga arkivi i luftës: Aleksandar Vuçiq me automatik në dorë gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë (Video)

Në pamjet e publikuara në një video mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiq me pushkë në dorë, së bashku me çetnikët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995.

Portali Sandzakonline.com që ka publikuar videon në fjalë, pyet nëse Vuçic ka ndëshkuar ndonjëherë këtë akt që nxiste sulme mbi kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës.


“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës së tij, kur ai me vete mbante armë”, pyet portali “Sandzakonline”.

“Gjithashtu, [kreu i radikalëve serbë] Vojislav Sheshel deklaron haptas se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiq ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995. Në video, në minutën 3:40 sekonda, shihet Vuçiqi me pushkë në dorë. Pyetje për Vuçiçin: a ke shtënë mbi qytetarët e Sarajevës”, pyet portali nga Sanxhaku.

Kujtojmë se Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që kur ka marrë pushtetin në Serbi, ka deklaruar se partia që ai drejton, Partia Përparimtare Serbe (SNS), është subjekt politik që do ta çojë vendin në Bashkimin Evropian dhe e ka shpallur veten si udhëheqës të moderuar.

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori