Tortë për Shën Valentin me gjalpë, bajame dhe me shumë çokollatë të shijshme.
Përbërësit:
▪ 75 gr. gjalpë
▪ 200 gr. çokollatë e zezë
▪ 180 gr. sheqer
▪ 30 gr. sheqer vanilje
▪ 3 të verdhë të vezëve
▪ 40 gramë miell
▪ 100 gramë bajame të bluara
▪ 5 të bardhë të vezëve
▪ 40 gramë kakao pluhur pluhurosje
▪ 40 gramë grimca çokollate.
Përgatitja:
1. Gjalpi ngrohet në temperaturë të dhomës. Furra elektrike nxehet (220°C/me ventilim: 200°C). Një tavë në formë zemre lyhet kujdesshëm me yndyrë.
Çokollata grihet trashë dhe shkrihet në avull. Pastaj, ashtu e vakët, lihet të ftohet.
2. Gjalpi i zbutur tundet derisa të bëhet shkumë, pastaj i shtohet çokollata e shkrirë dhe përzihen.
Masa ëmbëlsohet me 100 gramë sheqer dhe me sheqer vanilje, pastaj asaj i shtohen të verdhtë e vezëve një nga një. Mielli dhe bajamet përzihen fort.
3. Të bardhtë e vezëve tunden fort dhe gradualisht u shtohen 80 gramë sheqer. Pastaj bashkohen me çokollatës. Masa derdhet në tavën me formë zemre dhe piqet 10 minuta në raftin e mesëm të furrës.
Pastaj, temperatura e furrës ulet pakëz (170°C/me ventilim: 150°C) dhe ëmbëlsira vazhdon të piqet edhe 4o minuta. Pas kësaj, nxirret nga furra dhe lihet të ftohet në një rrjetë kuzhine.
Pasi të jetë ftohur, pluhuroset trashë me kakao pluhur dhe dekorohet me grimca çokollate, ose me pak çokollatë të shkrirë.
Këshillë shtesë: Ëmbëlsira në formë zemre ndahet në dy shtresa, mbushet me xhem dhe bashkohet sërish.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur