LAJMI I FUNDIT:

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

Fiorentina dhe Milani kanë ndarë pikët në takimin e fundit të ditës së diel të xhiros së gjashtë të Series, duke barazuar pa gola.

Në ndeshjen e luajtur në Artemio Franchi, dy skuadrat e mëdha italiane nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit deri në fund të takimit.


Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por me vendasit që ishin për një nuancë më të mirë.

Rasti i parë i këtij takimi u shënua nga Fiorentina, anësori i saj Federico Bernardeschi rrezikoi portën e Donnarummas, por pa sukses.

milaannn

Edhe rasti më i mirë i kësaj pjese i takoj vendasve të cilët patën mundësinë reale të kalojnë në epërsi në minutën e 23-të, pasi mbrojtësi i ri i Milanit, Davide Calabria shkaktoi penallti.

Megjithatë, mesfushori slloven, Josip Ilicic ishte i pasaktë, duke goditur shtyllën pingule dhe duke ia mohuar golin skuadrës së tij.

ilicic

Pjesa e dytë e takimit ishte edhe më e baraspeshuar se e para, duke bërë që skuadrat të kërkojnë golin me anë të gjysmë rasteve.

Por, përkundër rasteve të Giacomo Bonaventuras (51’) e Susos (63) për Milanin dhe Nikola Kalinicit (80’) rrjetat mbeten të paprekura dhe kështu skuadrat përfunduan ndeshjen me rezultat të bardhë 0-0.

suso

Pas kësaj ndeshje, Milani renditet e gjashte me dhjetë pikë dhe në xhiron e ardhshme e pret Sassuolon, teksa Fiorentina renditet e 11-ta me tetë pikë dhe në takimin e ardhshëm do të përballet me Torinon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori