Është vështirë t’i besoni dikujt që thotë se asnjëherë nuk zemërohet. Është natyrale që çdo qenie njerëzore të lumturohet, mërzitet apo zemërohet herë pas here. Vetëm një murg mund të thotë se asgjë nuk mund ta bëjë atë ta humb temperamentin.
Rrjedhimisht, humbja e temperamentit për shkak të gjërave që nuk të pëlqejnë është një gjë normale. Sidoqoftë, disa njerëz lehtë e humbin kontrollin dhe e dëmtojnë veten apo të tjerët rreth tyre. Në situata të tilla është normale të brengosemi. Por, për t’i ndihmuar njerëzit e tillë, më poshtë i keni disa këshilla që ju ndihmojnë ta kontrolloni mendjen dhe të qetësoheni, transmeton Telegrafi.
Pranojeni se jeni të zemëruar
Mos u shtirni kinse nuk jeni të zemëruar atëherë kur jeni duke vluar përbrenda. Do të merrni frymë më shpejt dhe shtypja e lartë e gjakut mund t’ju ngritët Sidoqoftë, nëse e pranoni se jeni të zemëruar, kjo do t’ju mundësoj juve të qetësoheni dhe do të ndjeheni sikurse e keni gjetur një zgjidhje permanente.
Shfrytëzojeni zemërimin për mirë duke bërë aktivitete
Dilni për vrap, kik boks, kërcim, apo bëni çfarëdo që jua mundëson ta shprehni zemërimin në aktivitet. Sigurohuni që nuk do ta lëndoni askënd dhe nuk do të thyeni asgjë për ta liruar zemërimin. Nëse nuk e keni askënd afër jush, mund edhe të bërtitni me të gjithë zërin.
Mos e lini frustrimin t’ju djeg nga përbrenda, por vriteni atë!
Shkruani ndjenjat në letër…
Nëse jeni aq të zemëruar saqë nuk mund t’i ndani ndjenjat me të tjerët, atëherë e keni mundësinë t’i shkruani ato në një copë letër. Në këtë mënyrë mund të kuptoni se çfarë të ka zemëruar dhe të gjeni një zgjidhje për këtë.
Ndani ndjenjat me dikë që i besoni
Nëse keni ndonjë koleg apo shok të cilit mund t’i besoni, atëherë ndani ndjenjat me të. Por, duhet të keni parasysh se jo çdo njeri që ia tregoni ndjenjat mund t’ju mbështesë. Disa mund ta thellojnë problemin, disa mund të përpiqen të argëtohen me të, prandaj keni kujdes nga ata njerëz.
Është mirë ta diskutoni problemi me babanë, nënën apo anëtarët tjerë të familjes.
Relaksohuni
Kur zemërimi juaj është në nivel të lartë, merrni thellë frymë dhe relaksohuni. Duhet ta keni parasysh që të gjitha gjërat ndodhin në jetë, dhe është mirë të lexoni thënie inspiruese apo të shikoni video motivuese në internet.
Gjithashtu, dëgjimi i muzikës është mënyrë e mirë për t’u relaksuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë