Partitë politike opozitare vazhdojnë të insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhje e vetme për të dalë, siç thuhet, nga kriza politike në të cilën është futur vendi.
Sipas opozitës, pa largimin e qeverisë aktuale e cila udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të ketë ndryshime pozitive në Kosovë.
Javën e kaluar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit ushtrues detyrës i kryetarit të PDK-së tha se “shumë shpejt do të ketë një ftesë të veçantë për opozitën, e cila është shumë serioze”.
Veseli ka shprehur optimizmin e tij se opozita do ta pranoj ofertën e tij. Lidhur me kërkesën e opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Veseli ka deklaruar se edhe për këtë çështje duhet të ketë dialog e marrëveshje paraprake.
“Me marrëveshje bashkë e kemi shpallur pavarësinë, me marrëveshje jemi liruar me marrëveshje mund të arrijmë çdo gjë bashkërisht. Kështu të ndarë e me ultimatume assesi”, ka thënë Veseli.
Mirëpo, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kryetari i PDK-së para se të marr ndonjë vendim për t’i ftuar partitë opozitare për ndonjë takim, do ta diskutojë këtë çështje me partnerët e koalicionit.
Sipas tij, PDK e mbështet Qeverinë e Kosovës dhe vlerëson lartë bashkëpunimin me partneret e koalicionit.
“Mjet për zgjidhjen e problemeve tona e shohim vetëm tavolinën e bisedimeve, dialogun. Aty mund të trajtohen të gjitha çështjet dhe ne jemi të bindur se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 ato parlamentare ndërsa ato lokale ne vitin 2017”, është shprehur Grabovci.
Nga ana tjetër, partitë politike të opozitës, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën mbeten në kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Në Vetëvendosje thonë se zgjedhjet e reja janë mundësia e vetme për të bërë hapa cilësor drejt zgjidhjes së problemeve.
Adonis Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e merr serioze thirrjen e Kadri Veselit, por insiston që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Ai që ka paralajmëruar ftesën, është kreu i nëntokës që po tenton ta shpërlajë figurën e tij përmes detyrave që po merr, njëherë si kryetar i Kuvendit e tash kinse si ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Nuk presim asgjë serioze prej personave të tillë që serioze u duket vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër. Për neve janë të parëndësishme ftesat dhe ofertat nga të tillët”.
“Për neve është e rëndësishme bërja e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht anulimi i marrëveshjeve të dëmshme dhe largimi i qeverisë antikushtetuese”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq, Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se institucionet, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë, e kanë humbur tashmë legjitimitetin. Andaj, edhe ai preferon që zgjidhja të kërkohet përmes zgjedhjeve të hershme.
“Nëse dikush nga lidershipi aktual në Kuvendin e Kosovës, në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të donte që të takonte opozitën për të marrë një qëndrim rreth zgjedhjeve të parakohshme, përgjigja eventuale do të ishte pozitive. Çdo përpjekje tjetër, çdo ofertë tjetër është e papranueshme”, ka theksuar Nitaj.
Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë kumtuar po ashtu se nuk do të marrin pjesë as në seancat plenare të Kuvendit. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se do ta shqyrtojë shkuarjen në seanca varësisht përmbajtjes së tyre./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj