Sot po merremi pak, në këtë ditë feste, edhe me thënien e famshme të kryeministrit Rama. Qysh edhe ju kujtohet, ai pat thënë solemnisht se është “një feminist, artist, pra edhe… socialist”. Befasi ishte vetëm kjo e para dhe e fundit, se për artist, dyshohej edhe më parë.
E Isa, jo! Nuk dyshohet as për njërën aspër tjetrën, e tashmë as për të tretën. Komunist ishte dikur, por socialist kurrë! Tash është djathtist!
Tema e sotme është vërtetë për festën dhe feministët, por personazhet janë biondet, edhe ndonjë biond aty-këtu. Dëgjojeni barsoletën!
“Drejtori i shkollës më quajti mafioz”, po i ankohej djali I vogël mamasë së vet bionde. “ Pa merak i dashur. Nesër vij në shkollë dhe e rregulloj unë këtë punë”, i premtoi ajo, me një nënqeshje enigmatike në fytyrë. ”Të lutem nënë, vetëm le të duket si aksident…”, e luti djali!
Është barsoletë e përkthyer. Pastaj ku ka mafi te ne or burrë. Qysh e dini, në tokat shqiptare nuk ka mafi. Te ne të gjithë janë biznesmenë ose politikanë të veshur me pushtet. Shteti nuk ka telashe me mafien. Si do të thoshte Marksi: shteti ynë edhe mund të shuhej, po të mos ishte biznes i madh.
E, sa për titullin e sotëm, nuk e keni lexuar gabim. Po flas pikërisht për feministët dhe jo për feministet. Për feministet le të flasin vet femrat. Ato nuk duan avokat!
Pajtohem se vështirë s’e di dikush të na thotë saktë se çka do të thotë feminizmi. Ka shumë definicione. “Google” vlon. Por, dihet se kjo “gjë” ka të bëjë me femrat dhe me emancipimin e tyre në shoqëri. Feminizmi nuk i ka gjithnjë ngjyrat e buta të dashurisë. Të jesh feministe për një femër shpesh ngjanë si të jetosh me luftën. E të jesh feminist, për një mashkull, do të thotë të jetosh në dashuri të përjetshme me “armikun”! Apo e kam kuptuar gabim?
Të jesh një feminist është ndryshe. Do të thotë të jesh edhe artist. Edhe socialist, edhe… i mirë me një fjalë. Jo sikur Luli apo Salua me shokë!
Kështu, po meditoja se si të jem feminist, pa u detyruar të jem edhe socialist. Kushti I dytë, të cilin e vuri kryeministri Rama, si themelues I këtij komuniteti, edhe plotësohet. Të jesh artist është punë që bëhet. Me këtë teknologji është e lehtë!
Kështu, e në këta “tripa” artistikë, e zura veten duke medituar për 8 Marsin, femrat, biondet, brunet dhe nuancat e tjera të (anti)feminizmit. Athua, çfarë kuptimi ka të ndash një ditë nga 365 të tjera, për me i dhënë kuptimin e ditës së grave. Të tjerat të kujt janë athua? Tonat? Mos bëni shaka!
Sapo do të kundërshtosh, ndalesh dhe e dëgjon ndërgjegjen teksa ulërinë botën e të pavetëdijshmes derisa gufon brenda teje dhe e ndien vullkanin e dëshirës, frikës, fajit, inatit, butësisë… dhe sytë e sajë të shkruar që vallëzojnë thellë brenda teje sikur në karnavalet e Rios… dhe bëhesh feminist! Nocionet mjegullohen! Eh, kah fundi i akullnajës së të pavetëdijshmes, shpesh është më nxehtë se te karnavalet…! Hot njeri!
Nuk ka analizë për këtë fenomen. Nuk i njeh dot gratë. Janë mister! Ne kemi prirje që gjithçka të analizojmë, madje edhe vet analizën, por jo edhe gratë. Por, edhe kjo ka kuptim.
Ne thjesht nuk i njohim gratë. Tërë jetën përpiqemi të kuptojmë dhe në fund kemi vetëm thesin përplot me paragjykime. E, bionde ka plot. Kryesisht janë bionde artificiale, por ka edhe natyrale. Ka edhe nga ato që fare nuk përputhen me barsoletat dhe paragjykimet e zakonshme. Bionde janë, bionde nuk janë. Aq më keq për to nëse nuk përputhen me barsoletën.
Pra, të jesh feminist qenka çështje politike. Me këtë konstatim po e zhvilloj më tutje teorinë kryeministrore për feminizmin. Po filloj me e kuptue. Disi, nëse je socialist, në mënyrë krejt të natyrshme je edhe feminist. Edhe artist. Të gjithë artistët janë feministë. Të gjithë feministët janë socialistë. Të gjithë socialistët janë artistë? U ngatërruan edhe rregullat e logjikës formale. Janë apo nuk janë?
E, kryeministri këndej, në Prishtinë, qysh e thash edhe më lart, nuk është feminist. As socialist! As artist. Është djathtist. Është edhe teknokrat që e përdorë Facebook-un për të komunikuar me Qeverinë, sepse dikasteret ecin me dy binarë. Është i njohur edhe për deklaratat e serta për kundërshtarët politikë, sidomos për gratë – ato deputete. Në këtë ditë të shënuar të vitit, kjo e fundit na intereson më tepër.
Pra, gratë deputete në Kosovë, edhe këtë mars, 8 Mars, po e bartin luftën për demokratizim. Edhe feminizëm gjithqysh! Është stresuese se krejt kjo, bashkë me këtë festë, po kalon si nëpër tym. Po kalon me lot.
Kudo në botë populli qanë dhe politika qeshë. Te ne politika qanë, Parlamenti qanë dhe populli qeshë. Ngushëllohet.
Le të qajë pra politika e ne të qeshim! E keni dëgjuar barsoletën për biondinat dhe testin e vozitjes?
Në testin e vozitjes, biondina po sillej në rrethrrotullim për të tridhjetën herë me radhë. E kishte parë shenjën ku brenda rrethit të kuq, ishte numri “30”! Kur doli duke qarë, mikja e sajë po ashtu bionde po i thoshte: “Mos u mërzit, vetëm paske gabuar në numërim”!
Pra, shqiptarë dhe shqiptare, biond dhe bionde, feministë dhe feministe, mos u sillni në rreth më shumë se dy-tri herë. Mësoni shenjat ndërkombëtare të trafikut! Mos i paragjykoni!
E ne, në këtë ditë feste, me flamuj në gjysëmshtizë, të shihemi në pasqyrë dhe të shohim ku jemi me të drejtat e grave…?!
Pasi u përmend pasqyra, e dini atë barsoletën …?
Pra, në një ekspozitë, një bionde po tregohej e rreptë me autorin: “Qenka një pikturë koti kjo, maestro”, i foli ajo, me zë të lart, për te dëgjuar të gjithë. “Ajo është pasqyrë zonjë”, ia ktheu piktori.
“Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më ‘i’ bukur se… Qeveria”? I di nocionet Qeveria?
Të jenë vërtetë kaq bionde, biondet? Nuk është e mundur. Në jetën reale askush nuk mund të jetë kaq biond(e)!
Në fund fare, një pyetje politiko-erotike: Çfarë bën biondina kur mbetet shtatzënë?
Hiç, shpreson të mos jetë i sajë!
A nuk ju ngjanë me politikën te ne?
Kjo gjendje te ne, diqysh e mbarsur, a nuk ngjanë me shtatzëni të padëshiruar?
Diçka do të dalë nga krejt kjo, patjetër, por…! Qeveria thotë se nuk është i saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!