Kancelarja gjermane Angela Merkel e lëvdoi në Bruksel kohezionin e G7-ës në krizën e Ukrainës. Por, ky kohezion kërcënon të thyhet. E çara kalon një herë përmes Oqeanit Atlantik, pra mes Evropës dhe Amerikës, por edhe brenda Evropës. Ish-vendet e bllokut lindor kanë frikë se mund të jetë viktimat e tjera. Presidenti amerikan Obama u bë këtë javë në Poloni avokati i saj dhe i premtoi mbrojtje.
Shumëkush në Lindje ka dyshimin se për Evropën Perëndimore janë më të rëndësishme bizneset me Rusinë. Ndërkohë që amerikanët dërgojnë trupa, francezët duan t’i shesin Rusisë anije luftarake; ndërsa Uashingtoni bën thirrje për sanksione më të ashpra, ish-kancelari gjerman feston ditëlindjen me Putinin. Shumë polakë, estonezë, apo letonezë pyesin se te cili mund të mbështeten me të vërtetë, në rast se gjendja bëhet vërtet serioze. Arsyen që Putini përdori për pushtimin e Krimesë, domethënë për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve rusishtfolës, pavarësisht sa e gabuar që është, ai mund ta përdorë edhe në vendet Baltike. Dhe NATO-ja në këtë moment nuk është në gjendje për të parandaluar pushtimin rus, për shembull në Estoni. Pavarësisht nëse je dakord me këto pikëpamje, ato duhen marrë në konsideratë nga këndvështrimi i kohezionit.
Më të dukshme bëhen qëndrimet e kundërta tani kur është fjala për sanksione. Shkalla e tretë dhe me të vërtetë e dhimbshme e sanksionve, që mund të godasë gjithë sektorët e ekonomisë, nuk ka nisur ende. Po të jetë për Merkelin, Hollande dhe Cameronin, ajo nuk do të vihet kurrë në zbatim. Obama po tregohet më i ashpër. Por, ai ka më të lehtë të flasë, kurse Evropa Perëndimore e merr pjesën më të madhe të importeve të saj të energjisë nga Rusia, Amerika është prej tyre thuajse e pavarur.
Në Bruksel u shtrua vazhdimisht çështja, se kur quhen të përmbushura kushtet për të kaluar në fazën e tretë të sanksioneve. Një përgjigje të qartë nuk pati. Në rast se Rusia marshon me trupa në Ukrainën Lindore, do të vendosen me siguri sanksione ekonomike, këtu s’ka më gjë për të interpretuar. Zyrtarisht G7 formuloi se shkaku për sanksione do të konsiderohet si i dhënë, nëse Rusia destabilizon më tej situatën në Ukrainën Lindore. Por kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Nuk mund asnjë mënyrë automatike për sanksione të mëtejshme, thotë kancelarja Merkel, partnerët e G7 duhet të votojnë paraprakisht. Pra dera e pasme lihet e hapur.
Në të vërtetë aneksimi i Krimesë duhej të ishte arsye e mjaftueshme për masa më të forta. Obama tha tani në Varshavë: “Ne nuk do të pranojmë kurrë këtë aneksimin.” Partnerët e tij evropianë heshtin për këtë. Edhe Obama e di se Putini nuk do ta kthejë më kurrë Krimenë. Në këtë pikë ai nuk ka pse të ketë frikë për sanksione të mëtejshme. Një pyetje tjetër është se në çfarë rrethanash G7 mund të bëhet përsëri G8. Këtu në këtë moment është thuajse e papërfytyrueshme se si Rusia mund t’i bashkohet përsëri klubit. Sepse në qoftë se qeveritë perëndimore e përjashtojnë Rusinë nga G8 për shkak të kësaj shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, ato nuk mund ta ripranojnë këtë vend në rast se shkaku i përjashtimit vazhdon të ekzistojë.
Por vendimtar nuk është rikrijimi i G8-ës, por stabilizimi i Ukrainës dhe përfundimi i konfrontimit. Ka dëshmi se sanksionet ekzistuese po e dëmtojnë Rusinë në mënyrë të mjaftueshme për ta bërë të përmbahet prej aventurave të mëtejshme dhe se edhe përjashtimi prej G8 Moskës nuk i pëlqen aspak. Putini është tani i gatshëm për t’u takuar si me Obamën dhe presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës Petro Poroshenko në festimet e D-Day në Francë. Kjo do të ishte një simbol i rëndësishëm.
Por qeveritë perëndimore duhet ta vlerësojnë Putinin sipas atyre që bën dhe të shohim se si do të sillet me Ukrainën. Merkel, Hollande dhe Cameron do të kenë mundësi në Normandi që t’i tregojnë edhe një herë Putinit interesin e përbashkët për një shtensionim, por në të njëjtën kohë edhe t’i thonë atij se përndryshe duhet të llogarisë me pasoja të mëtejshme. Obamës, nga ana tjetër, mund t’i duken anëtarët evropianë të G7 si tepër të butë ndaj Rusisë, por ai nuk duhet ta strapacojë kohezionin e Perëndimit.
(Marrë nga: DW)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe