LAJMI I FUNDIT:

873 magjistra nga Maqedonia janë në kërkim të punës

873 magjistra nga Maqedonia janë në kërkim të punës

Në fund të vitit 2006 sipas statistikës së Agjencionit për punësim, ka pasur 147 magjistra të cilët kanë kërkuar punë, kurse dhjetë vite më vonë numri arrinë në 873 të tillë.

Të dhënat statistikore tregojnë ndryshim të interesit për regjistrim të studimeve postdiplomike në Maqedoni, por gjeneralisht vërehet se bie dëshira për të studiuar në institucionet e larta arsimore të shtetit.

Faktorë të përgjithshëm ndikojnë rreth asaj se sa njerëz do të vendosin të shkojnë në studime postdiplomike, thotë Misho Dokmanoviq nga Fakulteti drejtësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.


“Perceptimi im është se ajo lëviz me valë. Dhe ata valë varen nga më shumë faktorë. Një vit mund të ketë më shumë studentë, vitin tjetër më pak. Të themi, mosha vet gjenerata, sa nxënës ka pasur, kur kanë qenë në klasë të parë, shpërngulja, prandaj them se me valë lëvizet”, mendon Dokmanoviq, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Demush Bajrami nga Universiteti Evropës Juglindore mendon se tërheqja te institucionet private është më e madhe.

“Kjo para së gjithash flet për atë se ne jemi konkurrent, sidomos në pjesën e studimeve posdiplomike. Këtu kemi pak përparësi për një shkak të vetëm që për shembull harxhimet studentore janë thuajse të barabarta, por kualiteti i mësimit, prania e profesorëve ndërkombëtarë nga universitete presitigjioze dhe gjithçka tjetër si servisim pastaj ligjërimi dhe gjthçka që ka të bëjmë me mësimin, flet për atë se ne jemi më të pranueshëm si universitete mes kësaj popullate e cila tanimë ka vendosur për studimet postdiplomike”, thotë Bajrami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kalo në kategori