LAJMI I FUNDIT:

“80 vite nga pushtimi fashist” me foto të Mujo Ulqinakut

“80 vite nga pushtimi fashist” me foto të Mujo Ulqinakut

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 80-vjetorin e rënies së dëshmorëve gjatë qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist. Në aktivitetin “80 vite nga pushtimi fashist italian”, u prezantuan për herë të parë për publikun disa fotografi të Mujo (Cakuli) Ulqinakut të mundësuara nga pasardhësit e tij.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Ngjarja historike u parashtrua nga ligjëruesit në aktivitet historiani Moikom Zeqo dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, por edhe përmes interpretimeve dhe referimeve të gjimnazistëve, si dhe nëpërmjet ilustrimeve të fotografive të dëshmorëve të rënë.

Koçi tha në fjalën e tij se ideatori kryesor i pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ishte konti Galeazzo Ciano, dhëndri i Benito Mussolinit, të cilit i lindi ideja për një “zgjidhje tërësore për Shqipërinë”.


Moikom Zeqo bëri një panoramë të zgjeruar se si erdhi pushtimi fashist në Shqipëri dhe hapat e ndërmarra nga populli shqiptar në luftën kundër fashistëve italianë, duke vlerësuar këtu edhe kontributin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku.

Olsa Ulqinaku, stërmbesa e Mujo (Cakuli) Ulqinakut, në fjalën e saj përshëndetëse midis të tjerash tha se: “Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare janë jo vetëm simbol i pashlyeshëm i rezistencës kombëtare dhe luftës për liri, por edhe frymëzim për ne brezat e sotëm”. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
KANGË

KANGË

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
DURIMI

DURIMI

Fjala+
Kalo në kategori