8 vite nga gurthemeli, nuk i shihet fundi punimeve në Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës
Filloi të ndërtohet në vitin 2014 ndërsa tetovarëve iu premtua se në vitin 2017 do të kishin një godinë të re të Teatrit dhe Bibliotekës. Projektit që planifikohej të përfundonte brenda 3 vitesh nuk i shihet fundi edhe pse në nëntor mbushen 8 vjet nga fillimi i punimeve.
Problemet filluan që në fazën e parë të realizimit të këtij projekti, fillimisht me shkurtimin e objektit për një kat dhe një pjesë shtesë, që më pastaj të vazhdojnë edhe me vonesat në pagesa, por edhe në parregullsi të tjera që e shoqëruan ndërtimin e këtij objekti dhe që vazhdojnë ta shoqërojnë edhe sot e kësaj dite.
Përderisa thuhej që faza e dytë dhe e fundit e ndërtimit të objektit do të jetë ky vit, drejtuesit e projektit tani thonë se objekti do të jetë gati në fund të vitit 2025, por nëse gjithçka shkon sipas planit.
“Realisht shkurtim të buxhetit nuk kemi dhe kështu si ka filluar puna në Teatër në fazën e dytë, dhe siç shkojnë punimet, pres që viti 2025 pra fundi i 2025, sipas kontratës, të përfundojë Teatri i ri pra të kemi një godinë super moderne siç e meritojnë tetovarët”, tha Arlind Huseini, Drejtues i projektit.
Përveç vonesave për fillimin e fazës së dytë, projekti një periudhë ishte edhe objekt i hetimit nga Policia Financiare, por ky institucion nuk zbardhi se çfarë u konstatua nga hetimi.
Vonesat prej rreth një dekadë në ndërtimin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, rëndon punët e Bibliotekës së Tetovës, e cila ngulfatet në një hapësirë tejet të ngushtë dhe pa asnjë kusht minimal për të funksionuar.
“Nuk gjendet hapësirë që të na dalin në ndihmë neve si bibliotekë sepse pallati kaq hapësirë ka. Hapësirë na thonë që do ketë kur do ndërtohet objekti i ri dhe e mbanë këtë si alibi, ndërkohë që të them të drejtën këtu nuk janë kushtet as pesë për qind për të funksionuar si bibliotekë dhe depo për mirëmbajtje të librave”, u shpreh Mahi Murtezani, Biblioteka e Tetovës.
Problemin e njëjtë e kanë edhe aktorët e Teatrit të Tetovës. Provat i realizojnë në kushte të këqija, në salla të improvizuara dhe mungesë të kushteve të nevojshme.
Gur themeli i godinës Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, u vendos në 28 nëntor të vitit 2014. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova