LAJMI I FUNDIT:

77 rastet e reja me coronavirus, në Prishtinë më së shumti persona të infektuar

77 rastet e reja me coronavirus, në Prishtinë më së shumti persona të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar  77 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 1 mijë e 833 numrin e personave të infektuar.

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej raste sot 21.


Konfirmohen 77 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmohen 77 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ndërsa, në Komunën e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë).

Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë), Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë).

Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit).

Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm), përcjell Telegrafi.

Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë).

Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin) Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj) Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa bartja e maskave mbetet obligative”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori