"7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje tjera", arrestohet një person për vjedhje në Prishtinë

Një person i moshës 52 vjeçare është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së 8 vjedhjeve të rënda.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion të suksesshëm, që ndërlidhet me personin B.C, mashkull, 52 vjeç, i arrestuar me datën 02.11.2025, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të Vjedhjeve të Rënda. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur. Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike”, thuhet në njoftim.
Tutje siç thuhet në njoftim pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm. /Telegrafi/














































