Komuna e Gjakovës ka fituar 600 mijë euro grante nga projekti DEMOS, 120 mijë grant i rregullt dhe 480 mije shpërblime. Kështu ka njoftuar me anë të një postimi në “Facebook”, kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Sipas saj, komuna që ajo drejton është shpallur komuna më e mirë për përformancen e treguar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke lënë prapa 16 komunat tjera pjesëmarrëse në projektin DEMOS.
Ky është njoftimi i Kusari-Lilës:
Komuna e Gjakovës fiton 600 mijë euro grante nga projekti DEMOS, 120 mijë grant i rregullt dhe 480 mije shpërblime
Komuna e Gjakovës është shpallur komuna më e mirë për përformancen e treguar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, përzgjedhje kjo e cila është bërë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat fituese nga programi i DEMOS/ sistemi i granteve bazuar në performancë. Komuna e Gjakovës është vlerësuar si komuna më e mirë në katër kategoritë e këtij vlerësimi, duke lënë prapa 16 komunat tjera pjesëmarrëse në projektin DEMOS.
Ndarja e shpërblimeve është bërë nga Kryeministri Isa Mustafa dhe drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne, me ç‘rast komuna e Gjakovës ka fituar vendin e para në katër kategoritë sa kanë qenë gjithsejtë, apo më konkretisht:
1. Performuesi më i mirë me më së shumti pikë prej komunave tjera,
2. Përmirësues në shërbimet publike me 0.56%,
3. Përmirësues në demokraci lokale,
Si dhe
4. Përmirësues i përgjithshëm me 0.56%.
Për këto çmime, komuna e Gjakovës ka fituar fonde shtesë në vlerë prej 480 mijë euro, ndërsa duke i shtuar edhe grantin e përgjithshëm prej 120 mijë eurosh, shuma totale e fituar nga projekti DEMOS, ka arritur në 600 mijë euro, mjete të cilat do të shpenzohen për rregullimin e jetës së qytetarëve të komunës së Gjakovës.
Me këtë rast, kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila është shprehur e kënaqur dhe ka shtuar se ndjehet tejet e lumtur që mundi dhe angazhimi i bërë deri me tani më në fund është shpërblyer me fitimin e kësaj gare. Ajo e ka falenderuar në veçanti qeverinë zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme për komunën e Gjakovës.
Në fund, kryetarja Kusari-Lila ka falënderuar po ashtu stafin e saj për punën dhe përkushtimin që të arrihet ky rezultat.
Ndryshe, fillimisht kjo ceremoni është hapur nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka falënderuar qeverinë zvicerane për projektin DEMOS për mbështetjen e komunave në zhvillimin e tyre. Kryeministri Mustafa ka shprehur që në të ardhmen beson që ky projekt do të zgjerohet në më shumë komuna si dhe ka uruar komunat të cilat janë përzgjedhur si fituese për performancën më të mirë.
Po ashtu, drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, ka shprehur se qeveria Zvicerane ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës dhe se projekti DEMOS i mbështet komunat bazuar në performancën e tyre duke plotësuar kriteret për tu përzgjedhur si performuesit më të mirë dhe përmirësuesit më të mirë. Z. Etienne ka theksuar që bashkëpunimi i tanishëm është me 17 komuna pjesëmarrëse ndërsa në të ardhmen do të mundohen të zgjerojnë bashkëpunimin edhe me komuna tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës