LAJMI I FUNDIT:

53 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të falsifikuara tentuan t’i vënë në qarkullim, arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj

53 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të falsifikuara tentuan t’i vënë në qarkullim, arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të premten më 09.12.2022, ka zhvilluar operacionin policor me qëllim të arrestimit të dy personave të dyshuar.

Arrestimi ka ardhur pas një pune operativ dhe hetimore, pasi policia kishte rënë në gjurmë të të dyshuarve dhe më pas  ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve: B.S (1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (1986, mashkull, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).

Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53,100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10,000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).


Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar.

Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:

700×50 € = 35000 €,

181×100 € =18100 €,

100×100 $ dollarë amerikan,

2 vetura dhe

3 telefona.

Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori