LAJMI I FUNDIT:

400 të papunë do të përfshihen në masën e re të vetëpunësimit në Maqedoni

400 të papunë do të përfshihen në masën e re të vetëpunësimit në Maqedoni

Në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, duke filluar nga sot, të papunësuarit mund të aplikojnë për masën e vetëpuënsimit përmes hapjes së afarizmit të tyre, me vlerë prej 4000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski, kjo është faza e dytë e planit operativ për vitin 2017, ku do të përfshihen 400 të interesuar, kurse deri në fund të vitit planifikohet të përfshihen 1050 persona, kërkues aktiv të punës, në 1000 mikrokompanitë e reja.


Programi përfshin trajnim për sipërmarrësi, ndihmë për të zhvilluar plan për afarizëm të qëndrueshëm, si edhe regjistrimi i veprimtarisë, grante të pakthyeshme në formë pajisjesh, materiale tjera dhe mentorim gjatë fillimit të afarizmit./Telegrafi/