Hiti klasik i Wham, "Last Christmas", shënon 40-vjetorin e tij këtë vit, duke mbetur një ndër këngët më ikonike të sezonit.

Për të festuar, Andrew Ridgeley, anëtari i grupit, u kthye në fshatin alpin zviceran ku u xhirua videoja, bashkë me disa nga yjet që u shfaqën në të.


Ky udhëtim ishte gjithashtu një homazh për George Michael, i cili ndërroi jetë në Krishtlindje të vitit 2016, shkruan DailyMail.

92822663 14160923 Debbie Killingback was the bouncy haired blonde beauty who famou a 18 1733416469240

Andrew e përshkroi humbjen e mikut të tij të ngushtë si një boshllëk të madh dhe e kujtoi si "gjysmën e tij tjetër".

Pas shpërbërjes së Wham! në vitin 1986, Ridgeley u përpoq me karrierë solo dhe projekte të ndryshme, por suksesi i madh i mungoi.

92822657 14160923 image a 43 1733396840259

Megjithatë, të ardhurat nga hiti "Careless Whisper" i kanë siguruar një jetë të rehatshme.

Në vitet e fundit, ai është angazhuar në projekte mjedisore dhe kujtime për George, përfshirë dokumentarin e Netflix për “Wham!”.

92822665 14160923 Over the past two decades Andrew has largely been keen to shun t a 20 1733416475804

Në jetën personale, Andrew është beqar dhe ka lënë pas një marrëdhënie të gjatë me Keren Woodward të Bananarama, duke ndarë se aktualisht nuk synon një marrëdhënie monogame.

Ndërsa shijon lirinë dhe pasionin për çiklizmin, ai mbetet një figurë e dashur për fansat e muzikës pop të viteve 80. /Telegrafi/