“Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”…
Kështu nis rrëfimin Sejdi Salihu, i cili si punonjës teknik në një shkollë fillore të Prishtinës, thotë se paguhet 274 euro në muaj.
Prej tyre, mbi 100 euro i duhen për shpenzimet komunale të familjes së tij 4-anëtarëshe.
“Jemi mësuar të heqim, gjithmonë… Po shpresojmë të bëhet më mirë”, thotë.
Në fund të gushtit, Qeveria e Kosovës mori vendim që paga minimale në vend të jetë 350 euro, nisur nga 1 tetori i këtij viti.
E pandryshuar nga viti 2011, vlera e saj aktualisht është 130-170 euro.
Sipas udhëheqësve qeveritarë, vendimi i ri do t’i prekë rreth 150.000 punonjës, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat.
Por, as kjo shumë, sipas ekspertëve të ekonomisë, “nuk e mbush shportën e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”.
Kritika kanë edhe sindikalistët e sektorit privat, të cilët thonë se Qeveria nuk është konsultuar me ta për vlerën e pagës minimale dhe vendimin për të e konsiderojnë si “fushatë zgjedhore”, përpara zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Pagat minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Me pak ose fare ndikim
Salihu thotë se nuk pret që kjo rritje e pagës minimale ta rrisë edhe mirëqenien e familjes së tij.
Bashkëshortja e tij bën punë të ngjashme si ai, por në një shkollë tjetër, dhe merr, po ashtu, rreth 270 euro në muaj.
“[Rritja e pagës minimale] ndoshta ndikon pak, por shumë pak ose fare. Shpenzimet janë shumë të mëdha. Fëmijët po kërkojnë… jeta vazhdimisht kërkon të holla”, thotë 53-vjeçari.
Ai tregon se për shërbimet komunale, përfshirë energjinë elektrike dhe komunikimet, familjes së tij i duhen më shumë se 100 euro në muaj, ndërsa për ushqime më shumë se 300.
“Nëse blen miellin, sheqerin, kripën, vajin, groshën, patatet, makaronat, vezët, ndonjëherë mish apo suxhuk, pra, më rrallë – sërish pa i shpenzuar deri në 10 euro në cikërrima të tjera, është e pamundur… Kur vjen vjeshta, po duhen drurët, turshitë…”, thotë Salihu.
“Po të mos ishte ndihma e mërgatës, mbetesh pykë”, shton ai, duke treguar se vëllai që jeton në Perëndim, e ndihmon muaj për muaj.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se vendimi për pagën minimale ka ngritur disa dilema ligjore, pasi Qeveria e Kosovës, siç është thënë, nuk është konsultuar me përfaqësuesit e punëtorëve dhe të punëdhënësve për vlerën e saj, ashtu siç e kërkon ligji.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, përsërit se paga minimale është caktuar nga Qeveria, pa u konsultuar dhe pa i njoftuar sindikalistët.
Sipas tij, bazuar në koston e jetesës në Kosovë, paga minimale do të duhej të ishte rreth 700 euro, porse sindikalistët kanë sugjeruar që ajo të jetë së paku 500 euro.
Ai thotë se shuma prej 350 eurosh nënkupton që një familje 4-anëtarëshe të shpenzojë më pak se 12 euro në ditë.
“Kjo i bie që për çdo kokë të familjes të ketë 2.70 ose 2.80 euro”, thotë Azemi – shumë kjo që, sipas tij, nuk krijon as bazë minimale sociale për njerëzit.
Azemi thotë se sindikatat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale që nga fillimi i mandatit të Qeverisë aktuale, në vitin 2021, por thekson se ky hap është ndërmarrë gati në fund të mandatit, përkatësisht pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të ardhshme.
“Unë nuk e kam quajtur pagë minimale, por pagë parazgjedhore, sepse kjo është një pagë përmes së cilës [Qeveria] dëshiron të marrë vota. Përndryshe, gjendjen sociale të punëtorëve, nuk e ndryshon”, thotë Azemi.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e cila përfaqëson bizneset private, thotë se shumica e bizneseve e tejkalojnë nivelin e pagës minimale, të caktuar së fundmi nga Qeveria.
Nën atë minimale, sipas tij, janë vetëm pagat që japin bizneset private që ndërlidhen me sektorin publik, ku ofrojnë shërbime teknike dhe paguhen nga institucionet publike.
“Po të na jepej mundësia, ne, si sektor privat, mbase brenda mundësive që i kemi, do të propozonim një nivel tjetër më të madh të pagës. Por, ka qenë tërësisht mungesë e konsultimit dhe informimit të sektorit privat”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se zotimi i Qeverisë, se paga minimale prej 350 eurosh do të lirohet nga tatimi për të ardhurat personale, kërkon ndryshime ligjore, të cilat është sfidë të arrihen deri më 1 tetor.
Paga minimale varësisht inflacionit
Në anën tjetër, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se paga minimale duhet të lëvizë varësisht inflacionit.
Që nga shpërthimi i luftës gjithëpërfshirëse në Ukrainë, në vitin 2022, inflacioni gjetiu në botë ka shënuar rritje.
Ndonëse gjatë vitit të fundit ka qenë më stabil, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në korrik të këtij viti çmimet e konsumit kanë shënuar rritje për 2.2 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Mendoj se paga minimale, për të siguruar një jetesë të dinjitetshme, duhet të jetë së paku 450 euro dhe në vitet e ardhshme të bëhet indeksimi i saj me rritjen e inflacionit”, thotë Bektashi.
Sipas tij, me 350 euro “nuk mbushet shporta e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”.
Ai nuk pret që kjo vlerë e pagës minimale të ndikojë në ngritjen e çmimeve në treg.
“Unë nuk besoj se kjo ngritje ose vlera që do të paguhet për rritjen e pagës minimale, do të ndikojë në sasinë e eurove në qarkullim. Fundja, inflacioni te ne nuk buron nga prodhimi vendor, por është inflacion i importuar”, thotë Bektashi.
Në Kosovë, Agjencia e Statistikave nuk ka të dhëna se sa kushton shporta e konsumatorit. Por, çmimet e produkteve bazë, gjatë dy vjetëve të fundit, janë rritur vazhdimisht.
Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve, që mezi ia dalin t’i përmbushin nevojat mujore.
Paga mesatare në Kosovë është rreth 520 euro, ndërsa shkalla e papunësisë sillet në rreth 10 për qind, raporton REL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri