Gjatë ditës së sotme Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakove ka publikuar raportin e vizitave mjekësore që janë kryer në këtë institucion shëndetësor që nga muaji janar e deri në muajin mars të këtij viti.

Sipas këtij raporti tre mujor, gjatë kësaj periudhe në këtë institucion shëndetësor janë kryer  34,327 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme.


1106 shërbime të CT-së, 3787 shërbime Radiologjikë, 2941 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Në këtë raport po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe kanë qenë të hospitalizuar, 3704 pacientë, janë kryer 590 operacione, si dhe kanë lindur 194 djem dhe 197 vajza.

Ndërsa, raporti bënë të ditur se numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 8487 pacientë.

Po ashtu në report thuhet se në Repartin e Hemodializës gjatë këtij tre mujori janë kryer gjithsej 2223 dializa. /Telegrafi/