3000 metra kanalizim në Saradran – Ilir Ferati inspekton punimet

Kanë nisur punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej 3000 metrash në lagjen Lluga të fshatit Saradran, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për banorët e kësaj zone.
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi ka bërë të ditur se ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha vendbanimet e komunës.
“Mirëmëngjes nga punimet në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej 3000m në Lluga të Saradranit,” ka shkruar Ferati, duke nënvizuar angazhimin për zhvillim të barabartë të të gjitha pjesëve të komunës.
Ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke përmirësuar infrastrukturën sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit./Telegrafi/















































