Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë vendosi sot masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” ndaj ish deputetit Saimir Tahiri. Gjykata gjithashtu ka urdhëruar Prokurorinë të sekuestrojë pasaportën e ish ministrit dhe “çdo mjet tjetër identifikues të tij të vlefshëm për daljet jashtë shtetit, dhe të njoftojë të gjitha pikat e kalimit kufitar për urdhërimin e gjykatës”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka paraqitur gjykatës prova që implikojnë ish ministrin e Brendshëm të qeverisë “Rama 1”.
Bëhet fjalë për përgjimet ambientale dhe komunikimeve telefonike, në të cilat trafikantët, pa e ditur se ishin në përgjim, tregojnë lidhjen me Tahirin, ish ministrin e Brendshëm.
Prova që sipas Prokurorisë, “në tërësinë e tyre përfitohen njoftime për përkrahjen që Moisi Habilaj etj, siguruan, në aktivitetin e kundërligjshëm, nga Saimir Tahiri, në kohën e ushtrimit të funksionit të Ministrit të Rendit si dhe për sende me vlerë të përfituara padrejtësisht nga ky i fundit, si shpërblim për mbështetjen e ofruar”.
Në një rast, Mosisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, teksa ndodhen në bordin e një makine tip “Fiat Bravo” me targa DG 826NA më 16 Dhjetor 2013, që përdorej nga Moisi Habilaj, flasin për një dhuratë që i ishte blerë gruas dhe nënës së Tahirit: 2 byzylykë 9.000 euro në total, njëri prej tyre me diamante për nënën e ish ministrit. Data shënonte 16 Dhjetor 2013 dhe të dy, Çelaj e Habilaj ndodhen në territorin italian.
Një tjetër provë e fortë është një tjetër përgjim po atë ditë, ku gjatë bisedës mes Habilajt dhe Çelajt, i njohur edhe si “Daja”, Saimir Tahirit i është dhënë para.
Në përgjimet e autoriteteve italiane, që Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka paraqitur gjykatës, në seancën e sotme thuhet: Më pas, Sabi thotë se është e rëndësishme që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe të mos dalë emri që i kanë dhënë para atij. Moisiu i përgjigjet me jo dhe se nuk do të ndodhë. Sabi përsërit se ka frikë se nipi do flasë me të tjerët për atë që i ka dhënë para atij (duke nënkuptuar Saimirin).
Në një tjetër përgjim ambiental, Mosisi Habilaj, teksa bën llogaritë e borxheve që duhet të shlyeje, shprehet “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.
“Saimir” vijon të përmendet edhe më tej në bisedat mes pjesëtarëve të grupit “Habilaj”.
Në një përgjim ambiental më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes Compresor me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”.
Në bashkëbisedim e sipër, Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që i kishte kështu…kostumin…
…E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante.
Më tej, në një tjetër përgjim, Maridian Sulaj, sipas hetimeve njeri shumë i afërt me Mosisi Habilajn, të cilit ky i fundit e quan “kushëri”, flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt (Kalimi i pronësisë së makinës, sipas Prokurorisë, u bë kohë më vonë në raport me shitjen): “Presidenti e ka ‘01’, Kryeministri e ka ‘02’,… ‘03’ është Audi që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë.
Më tej, Maridian Sulaj, teksa shprehet se “Audin” nuk e ndalon njeri, shton “Në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë, me sa ka dashur ai ia ka blerë.
Në provat e paraqitura nga Prokuroria tregohet edhe udhëtimet e Tahirit me Audin, pasi ia shiti Artan Habilajt. /syri.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles