LAJMI I FUNDIT:

Më 30 mars seanca e radhës ndaj aktivistëve të VV-së, prokuroi thotë se akuzat nuk janë politike

Më 30 mars seanca e radhës ndaj aktivistëve të VV-së, prokuroi thotë se akuzat nuk janë politike

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, Adea Batushes, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit.

Të lartpërmendurit nuk kanë pranuar fajësinë për veprën “Kryerja e veprës penale terroriste të Kodit Penal të Kosovës”.

Nis seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të VV-së (Video)
Lexo po ashtu Nis seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të VV-së (Video)

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë kërkuar ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për pesë aktivistët e VV-së, duke thënë se akuza ndaj tyre duhet të hidhet si e pabazë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami ka thënë se propozimet e avokatëve mbrojtës janë të pa qëndrueshme kur bëhet fjalë për elaborimin e provave mbi të cilat është e bazuar kjo aktakuzë.

Përleshje verbale në mes Krasniqit dhe gjykatësit në seancën gjyqësore
Lexo po ashtu Përleshje verbale në mes Krasniqit dhe gjykatësit në seancën gjyqësore

Tutje prokurori ka theksuar se edhe pse propozimi ishte për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak, dikush e shfrytëzoi rastin për fjalë e dikush për prononcime politike për mashtrim të opinionit.

“As 1% e përmbajtjes së aktakuzës nuk është politike”, ka thënë prokurori.

Në anën tjetër, gjyqtari Beqir Kalludra ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve dhe e ka arsyetuar atë pikërisht për faktin se para pak ditësh është marrë vendimi për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak dhe mbrojtësit kanë ushtruar ankesë dhe pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 30 mars në orën 13:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori