LAJMI I FUNDIT:

30 hektarë pyje përfshihen nga zjarri në Gjakovë

30 hektarë pyje përfshihen nga zjarri në Gjakovë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 30 hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri në komunën e Gjakovës.

Rastet e zjarrit kanë ndodhur në fshatin Damjan dhe Llugaxhi në Gjakovë.

Rast e zjarrit në dy fshatrat kanë ndodhur të mërkurën.


Lexoni raportin e Policisë së Kosovës:

Damjan, Gjakovë, 30.03.2022-01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri pylli në sipërfaqe prej 10 hektarë, pronë e ankuesit dhe disa bashkëfshatarëve tjerë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, mirëpo të njëjtit për shkak të terrenit të papërshtatshëm kanë pasur vështirësi të lokalizojnë zjarrin.

Llugaxhi, Gjakovë, 30.03.2022-20:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri pylli në sipërfaqe prej 20 hektarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve te cilët janë duke bërë përpjekje ta shuajnë zjarrin. /Telegrafi/